Gjyshja e Ardit Hidës, i cili qëlloi me thikë dy vëllezërit Florenc dhe Mikel Kovaçin në Elbasan, duke i marrë jetën të parit dhe plagosur tjetrin, ka folur për Report Tv, duke mos shfaqur pendesë për krimin e rëndë të nipit të saj.
Ajo tha se dy vëllezërit ia merrnin vajzën, motrën e autorit, e cila sot është 14 vjeç, e drogonin dhe e shfrytëzonin për prostitucion dhe sipas saj donin t'ja çonin në Itali. Me tone të ashpra, gjyshja tha se djali ua ka bërë shumë mirë që i ka vrarë, ndërsa shtoi se edhe vet të kishte qenë do ti kishte masakruar me thikë.
E kanë marrë në telefon e kanë shraë. unë u kam thënë me gocën largohu se nuk ke punë. Ajo e donte këtë çunin. Por ajo është 14-vjeçe. bëri çfarë i deshi qejfi e pastaj na shante. Vajza ka një muaj e ca që ka nejt me drogaxhinjtë një muaj e ca. Mbesa jonë ishte minorene. donte ta çonte në Itali prostitutë ee? Jo re se ço dot. Nuk kam marrë asnjë lloj përgjigje. Nga shteti kërkuam ndihmë por nuk reaguan. na përqeshnin e na vinin në lojë. Shteti ka përgjegjësi. Unë dhe me familjen nuk kam biseduar fare, mezi e kam ushqyer atë fëmijë. Prindërit i qëlluan drogaxhinjë gocës. Vajza është në Turqi. këto kishin çu haber se do a vrasin fëmijët. Ato do të shuhen të gjithë si familjes, me kaq nuk do të rri kjo. Keq na vjen se është bir none. Shumë mirë ja ka bo. Edhe unë të kisha qenë do i kisha therë me thikë të gjithë. Çfarë i kanë bërë gocës ato! Krkoj të më ndihmojnë. Këtë e kishin rrahur. Hajde më tha goca se ka vrarë Mikelin dhe ka vrarë Florencin, Arditi. Shumë mirë e ka bërë po plumbin në ballë e do ti që ke marrë në qafë vëllezërit. Më mirë të kisha vdekur unë se nipi im.'- tha gjyshja.
Lajmi kryesor:
Vrasja me thikë në Elbasan përplas ashpër 2 familje! Prindërit e viktimës: Ajo vajzë e droguar, merrte njerëz në qafë! Gjyshja e vajzës: Më jepni armën, t'i vras si familje! Në burg autori
M.Q.//ReportTv.al