‘Më ka marr malli Brilant Martinaj’, është ky dedikimi më i fundit i reperit Arkimed Lushaj, ose sikurse e njohim Stresi për mikun e tij të ngushtë Brilant Martnaj, i cili u vra në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujë në korrik të këtij viti.
Stresi ka pasur një lidhje të ngushtë miqësie me Martinaj, aq sa ai e konsideronte vëlla. Që pas vdekje se tij, reperi shpesh herë ka postuar në rrejtet sociale foto dhe fjalë të ndjera për Martinaj, dhe ka treguar se sa shumë i mungon, ku dhe së fundmi i ka dedikuar dhe këtë këngë.
23-vjeçari Brilant Martinaj u ekzekutua në një atentat në 17 korrik së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Besmir Hoxha. Ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qëllua me breshëri kallashnikovi rreth 60 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë.
Në të u dogjën brenda Martinaj dhe Hoxha, ndërkohë që Vata mundi të dalë nga makina, por që nuk u la i gjallë nga atentatorët të cilët u kthyen dhe e ekzekutuan.
Ai është akuzuar më parë për vrasjen e efektivit Xhuliano Prela më 5 dhjetor 2020 dhe ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor 2021. Ai ishte i njohur dhe si kushëriri i të shumë-kërkuarit Ervis Martinaj.