Erand Sojli, një ndër artistët më të dashur në Shqipëri, përvec aftësisë së tij në aktrim di edhe të këndojë shumë bukur.
Përveç eksperiencave në vendin e tij, ai i është përkushtuar interesit të shqiptarëve të Amerikës për teatrin dhe aktrimin.
I ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree”, ka folur për historinë dhe eksperiencën e tij në Amerikë.
Ai ka treguar se gruaja bashkë me fëmijët jetojnë andej, ndërkohë që ai është rikthyer në Shqipëri.
E pyetur nga Jonida nëse e ka marrë malli për bashkëshorten e tij, ai e ka pohuar, madje ka bërë edhe një gjest shumë emocionues për të.
“Do i thoja që e dua shumë dhe do i dedikoja një këngë”, është shprehur Erand Sojli, i cili më vonë u ngrit për të kënduar këngën “Dance me to the end of love” të artistit legjendar Leonard Cohen, dedikuar gruas së tij.
Kujtojmë që Erandi është i martuar me aktoren Rina Narazani dhe të dy u bënë shumë të njohur me rolin e “Thëllëzës” dhe “Naqes”, në Portokalli, ku edh eperformuan për natën e Vitit të Ri.
Rina dhe Erandi kanë edhe dy vajza, ku bashkëshortja po jeton atje tashmë bashkë me vajzat.
Rina dhe Erandi
Komente
