Familja Bryant

'Më ka marrë malli të dëgjoj Mirëmëngjes princeshë!', Vanessa Bryant dedikim prekës për bashkëshortin e saj

6 Shkurt 2020, 16:50| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 16:55

  • Share

Pas humbjes së vajzës dhe bashkëshortit, Vanessa Bryant, bashkëshortja e legjendës së basketbollit ka ndarë dhimbjen e madhe me fansat e saj.

 “Gianna ime. Zot sa më mungon! Kam qenë shumë me fat të zgjohesha çdo ditë duke parë fytyrën tënde të bukur për 13 vite me radhë. Do doja ta bëja këtë deri në frymën time të fundit. Mami të do shumë!”, shkruan Vanessa, krahas fotos së vajzës së saj.

Përveç dedikimit për vajzën së vdekur, ajo i ka kushtuar një postim edhe baskëshortit të saj Bryant.

”Shoku im më im më i mirë! Më ka marrë malli të të dëgjoj të më thuash: “Mirëmëngjes princeshë!”

41-vjeçari, Kobe Bryant, vajza e tij Gianna 13 vjeç dhe 7 persona të tjerë humbën jetën më 26 janar si pasojë e një aksidenti ajror.

Aeroplani me të cilin ylli i basketbollit udhëtonte humbi kontrollin dhe rezultati ishte tragjik.

Postimi i Vanessa

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?