Moderatorja Bora Zemani ka një lidhje shumë të fortë me djalin e saj, Arborin. I vogli mbush shumë shpejt 4 vjeç, dhe moderatorja poston herë pas here momente nga më të ndryshmet me djalin e saj në rrjetet sociale.
E ftuar në emisionin “Rudina”, Bora ka folur në lidhje me prindërimin dhe se sa shumë e ka shijuar të qenit nënë.
“Arbori në Dhjetor bën 4 vjeç. Nuk e di nëse jam një nënë tipike, mendoj se jemi duke u rritur bashkë sepse jam bërë mami shumë e vogël. Jam mami Arborit, por mendoj se do jem edhe një shoqe e mirë gjithë jetën. Unë e kam shijuar prindërimin, jam marrë shumë me Arborin sidomos vitin e parë kam qenë e fiksuar. Nuk më duket e vështirë të qenit nënë, më duket e bukur. Mua më ka ndryshuar shumë Arbori,”- është shprehur Zemani.
Më tej moderatorja është prekur teksa tha se kohët e fundit ka qenë shumë e angazhuar dhe ka qëndruar pk larg të voglit.
“Këto kohë unë kam qenë shumë e angazhuar dhe nuk kam patur shumë kohë të qëndroj me djalin aq sa ne jemi mësuar të qëndrojmë me njëri-tjetrin. Arbori shkon në kopësht paradite dhe pasdite për të kujdesen gjyshërit dhe dadoja. Unë kurdo që jam e lirë jam me të. Edhe unë jam rritur nga dy prindër që punonin dhe mendoj se këtë shembull duhet t’i jap edhe djalit tim,”- tha Bora.
Moderatorja Bora Zemani është ndarë para disa muajsh me DJ e njohur Vin Veli, i cili është gjithashtu edhe babai i Arborit.
Komente
