Arbër Sejdiu
Familjarët e Arbër Sejdiut, i cili bashkë më Dardan Krivaqën dhe lanë të vdekur në dyert e spitalit në Ferizaj, 18-vjeçaren Marigona Osmani, kanë folur për mediat kosovare për ngjarjen e rëndë.
Ato kanë treguar versionin e tyre të ngjarjes për Arbërin, për të cilin tregojnë se ka lindur në Suedi, është me nënshtetësi suedeze, 32 vjeç, i martuar dhe me dy vajza. Sipas tyre, ai është vetëdorzuar, pasi vajza e ndjerë, Marigona Osmani, u dërgua pa shenja jete në spitalin e Ferizajt.
Familjarët tregojnë se Arbëri ishte bashkëpunues me autoritetet e sigurisë. Madje, sipas tyre, ai parandaloi vrasjen e dytë që e kishte planifikuar ta bënte Dardan Krivaqa. Ky i fundit, kishte synim të vriste djalin e dajës, pasi sipas pretendimeve të Krivaqës, Marigona e kishte tradhtuar me atë.
Arbër Sejdiu
Avokatja e Arbërit, Arbnora Shefkiu, deklaroi se klienti i saj ka pranuar që të bashkëpunojë me organet e rendit që të zbardhet rasti. “Pasi jam konsultuar me të dyshuarin me të njëjtin jemi pajtuar që mos ta kundërshtojmë kërkesën për caktimin e paraburgimit, me qëllim që e njëjta të shërbej në zbardhjen më të shpejt dhe më të mirë të gjithë ngjarjes se si ka ndodhur vrasja e tani të ndjerës Marigona Osmani. Po ashtu i pandehuri ka shprehur gatishmëri që të bashkëpunoj me gjitha organet në zbardhjen e rastit”.
Shefkiu tha se klienti i saj është ndjerë jashtëzakonisht keq për rastin. “Klienti im ka shprehur keqardhje për rastin. Ai gjatë shqyrtimit të rastit ka qarë”. Ajo theksoi se sipas deklarimeve të klientit të saj ai nuk ka marrë asnjë veprim. Por, avokatja tha se kjo mbetet të shihet nga organet e drejtësisë.
Viktima Marigona Osmani
Lajmi kryesor:
Kosovë/ E la të vdekur në derën e spitalit, arrestohet bashkëjetuesi i 18-vjeçares! Familjarët e shokut: Parandaloi një vrasje të dytë, autori bashkëpunoi me policinë! I ati i viktimës: S'e dinim të shkuarën e tij!
M.Q.//ReportTv.al