Kronikë

Me kallash, çifte e pistoletë pa leje në banesë, pranga 50-vjeçarit në Lushnjë (VIDEO)

5 Korrik, 12:47| Përditesimi: 5 Korrik, 12:51

  • Share

LUSHNJË- Një 50-vjeçar është vënë në pranga për armëmbajtje pa leje në Lushnjë. Blutë i ushtruan një kontroll të befasishëm në banesë dhe i gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte pa leje, si edhe 3 krëhëra dhe dhjetëra fishekë luftarak.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri pa leje në banesën e tij, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike”.

Në kuadër të këtij operacioni, u ushtrua kontroll i befasishëm në banesën e shtetasit V. Ç. ku gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 3 krehra me fishekë dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. Ç., 50 vjeç, banues në Karbunarë”, njoftoi Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?