Kronikë

Me kallash dhe municione në shtëpi, arrestohet 36-vjeçari në Bathore

3 Maj 2020, 10:17| Përditesimi: 3 Maj 2020, 10:19

  • Share

Një 36-vjeçar banues në bathore është vënë në prangat e policisë së komisariatit numër 5 për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit në banesën e tij policia ka gjetur një armë tip kallashnikov dhe një sasi të municioneve luftarake.

Identifikimi i këtij personi me inicialet L. M është bërë në rrugë operative, ndërsa tashmë do të jetë i detyruar të dalë para gjykatës.

Sipas policisë ky është rasti i tetë në katër muajt e parë të këtij viti që arrestohet për armëmbajtje pa leje. Në tetë raste janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale po kaq armë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?