Arma e gjahut dhe kallashnikovi i sekuestruar

Kronikë

Me kallashnikov e armë gjahu në shtëpi, arrestohet 74-vjeçari në Lezhë

27 Gusht 2021, 10:45| Përditesimi: 27 Gusht 2021, 10:47

  • Share

LEZHË- Një 74-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pas është konstatuar duke mbajtur armë zjarri e zjarrë gjuetie pa leje. Si pasojë e kontrollit të ushtruar në shtëpinë e 74-vjeçarit janë gjetur një armë zjarri kallashnikov, një armë gjahu dhe municion luftarak, të cilat janë sekuestruar.

Burime zyrtare për Report Tv bëjnë me dije se ai është identifikuar si Mark Lleshi dhe është banues në fshatin Kamllet të Lezhës.

Ndaj Lleshit rëndon akuza për veprën penale, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe "Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

Arma e gjahut dhe kallashnikovi i sekuestruar 

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?