VIDEO/ Me kallashnikovë në duar, forcat operacionale rrethojnë makinën e dy të rinjve dhe u vënë prangat! Do trafikonin armë në Maqedoni

14 Shkurt, 10:05| Përditesimi: 14 Shkurt, 10:28

  • Share

ELBASAN- Dy të rinj janë arrestuar në Elbasan në tentativë për të trafikuar një kallashnikov dhe 114 fishekë drejt Maqedonisë së Veriut. Siç shihet edhe në këto pamje që sjell Shqiptarja.com, dy të rinjtë 21 dhe 22 vjeç, janë rrethuar nga forcat operacionale. Me kallashnikovë dhe armë në duar forcat operacionale kanë rrethuar makinën tip ‘Audi’ të bardhë që po lëviznin të rinjtë dhe kanë bërë të mundur arrestimin e tyre.

Në makinë u është gjetur 1 armë zjarri kallashnikov dhe 114 fishekë luftarak që dyshohet se do i trafikonin drejt Maqedonisë. Në pranga kanë rënë drejtuesi Sali Meçi, 21 vjeç, dhe pasagjeri Amarildo Muha, 22 vjeç, të dy banues në Divjakë.

Po në Elbasan u zhvillua një tjetër operacion që çoi në pranga një 28-vjeçar, Edmir Albrahimi. Ky i fundit është kapur në fshatin Rrajcë, Prrenjas, teksa lëvizte me drogë në makinë. Edhe ai dyshohet se do trafikonte në Maqedoninë e Veriut 2 qese me rreth 27.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.   

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/02/2024 01:47

    /ZENUN/,mos shpreso kot,kane per t'i nxjerre.A nuk u ankuan disa zyrtare para ca ditesh per mbimbushje te burgjeve e rekomandonin penalizime me te lehta? Keta prape do te nxirren me /gjysem liri/ e prape ne /biznes/ i ke,nuk humbin kohe cunat!

    Përgjigju
  • Zenuni: 14/02/2024 13:07

    Shqiperin e mori turku, shpresojme qe gjykata te mos i nxjer ne arrest shpije...

    Përgjigju
  • Tasimi: 14/02/2024 11:28

    Te bojn nga ja dy muaj burg edhe ipini demshperblimin kur te dalin nga burgu

    Përgjigju
  • Atentatori: 14/02/2024 10:31

    Bravo policia, me kapjen e ketij kallashnikovi te ndryshkur U zhduk krimi ne Shqiperi.

    Përgjigju
    • Raku: 15/02/2024 23:12

      Keta polica jane mafie...kapin vetem ata qe skane mardhenie biznesi. Te tjeret kriminiel Policia i ruan madje. Mafje Narkoshtet i Rames.

    • Filani: 14/02/2024 11:16

      Pse nuk futesh edhe ti ne policine e shtetit se ndoshta atehere do te mbaroje krimi ne shqiperi… Ai kallash i ndryshkur mer shume jete njerezish edhe ato kilet e pakta te barit te sekuestruar do shiteshin ke ty,vellai apo motra jote…eshte ok per ty? Shkoni mer parazite se e ndricuat jeten tuaj edhe kane ngelur keto gjonat e vogla per te komentuar…mbylleni halene e shikon punen e familjen tuaj.

    • Deni: 14/02/2024 11:11

      Ti qenke prezervativ i perdorur Atentatoro…ruhu se mos vijne per ty. Merr bej ndonje gje me bereqet e mos vrit kohen tu harxhu gigat app megat e internetit ne tel se eshte i shtrenjte. Fito nei lek dmth,jo vetem harxho kot ne cel Pershendetje

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?