Me kanabis në makinë gati për ta shitur, arrestohet 36-vjeçari në Durrës

24 Mars, 10:21| Përditesimi: 24 Mars, 10:39

  • Share

DURRËS- Një 36-vjeçar është arrestuar në qytetin e Durrësit ë kuadër të operacionit Tempulli 2. Në pranga ka rënë Ardri Duka, banues në Lushnjë, i cili është kapur teksa lëvizte me kanabis në makinë.

Gjatë kontrollit që i është ushtruar në mjet, 36-vjeçarit i janë gjetur doza kanabisi të ndara, të cilat i shiste në zona të ndryshme të qytetit.

“Në vijim të punës operacionale me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stacioni”.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Ardri Duka., 36 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga kontrollet në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje në zona të ndryshme të qytetit”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?