Ky është momenti kur shkrimtari italian Roberto Saviano shpërthen në lot pasi gjykata e Apelit në Romë la në fuqi vendimin për kërcënimet mafioze të drejtuara ndaj tij dhe gazetares Rosaria Capacchione nga bosi i mafias Francesco Bidognetti.
“Më kanë vjedhur jetën”, tha shkrimtari pas njoftimit të vendimit.
Udhëheqësi i Camorra-s, i cili po vuan dënimin me burgim të përjetshëm për një sërë krimesh të rënda, u dënua me 1 vit e 6 muaj për këtë çështje. Avokati i tij, Michele Santonastaso u dënua me 1 vit e 2 muaj. Kërcënimet u bënë gjatë procesit gjyqësor të njohur si si “Spartacus” në vitin 2008.
Gjykata e Apelit e Romës konfirmoi një vendim të vitit 2021 nga një gjykatë më e ulët. Saviano u tha gazetarëve se bosët e Camorra-s i kishin "vjedhur jetën", duke e detyruar të jetonte nën mbrojtje 24-orëshe.
Në vitin 2008, avokati i bosit të mafias lexoi një mesazh gjatë gjyqit Spartacus në emër të emër të Bidognetti-t dhe një shefi tjetër të Camorra-s, i cili përmbante një "ftesë" për Savianon dhe gazetaren Rosaria Capacchione që "të bënin punën e tyre siç duhet", duke i kërcënuar.
Saviano ka jetuar nën shoqërimin e policisë që nga viti 2006, kur botoi "Gomorra", një ekspoze mbi Camorra-n që është bërë edhe film dhe serial televiziv. Suksesi i madh i librit e shndërroi Savianon në një figurë publike, por edhe në një armik për klanin e pamëshirshëm së Bidognettit.
Komente
