Me kapele dhe 2 gishtat lart, bashkëshorti i Argita Berishës, Jamarbër Malltezi, nuk është përmbajtur kur në selinë e PD-së ka mbërritur vjehrri i tij, Sali Berisha.
Ai ka hipur mbi makinën e Lulzim Bashës duke thirrur “O Sali, o hero, gjthë Shqipëria ty të do”.
Ky është edhe imazhi i plotë i saj që Berisha quan revolucion.
Në përfundim, Lulzim Basha tha se makina e tij ishte dëmtuar.
“Pra mund të themi që i vetmi dëm që ka bërë referendumi ka qenë makina ime”. U dëmtua makina e marrë me qira që përdor kryetari i PD-së”, tha Basha.
Lajmi kryesor:
Shkarkoi ‘pengkryetarin’ me 99% të votave, por nuk futet brenda në seli, ndalet në shkallë, Berisha: 'Lul Brava' pati fatin e Ramiz Alisë! Basha vijoi mbledhjen me Kryesinë: S'e njoh referendumin
B.K./ReportTv.al