Municionet e sekuestruara nga Policia Fier

Kronikë

Me kapele policie dhe 5420 fishekë në banesë, arrestohet 58-vjeçari në Fier! Një tjetër në pranga për lojëra fati

18 Nëntor 2021, 15:35| Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 15:48

  • Share

Policia e Fierit ka arrestuar një 58-vjeçar pasi në banesën e tij u sekuestruan municion luftarak dhe një kapele policie.

Blutë e Fierit njoftojnë se mbi 58-vjeçarin me inicialet A.V., rëndojnë veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës".

Sipas raportimeve, në banesën e 58-vjeçarit u gjetën 5420 fishekë të ndarë në 8 arka.

Sakaq, një person u arrestua për lojëra fati, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për veprat penale "Fshehja e të ardhurave", "Organizmi i lotarive të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".

Njoftimi i Policisë
Iu gjet në banesë një sasi e madhe me municion luftarak, vihet në pranga poseduesi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier pas informacioneve të marra në rrugë policore se një shtetas në lagjen "Fermë Çlirim" posedonte municion luftarak, ushtruan kontroll në banesën e shtetasit A. V., dhe gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5420 fishekë të ndara në 8 arka si edhe 1 kapele si ajo e Policisë së Shtetit.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë ndalimi i shtetasit A. V., 58 vjeç, për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës".

-Në vijim të punës dhe kontrolleve për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, në lagjen "Liri", Fier, në lokalin e shtetasit B. A., shtetasi K. H., i cili punonte si kamarier, u kap në flagrancë me një telefon celular duke ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit dhe basteve sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht shtetasin K. H., 50 vjeç, banues në Fier, dhe shpallën në kërkim e po punohet për kapjen e shtetasit B. A., 44 vjeç, banues në Fier, për veprat penale "Fshehja e të ardhurave", "Organizmi i lotarive të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?