Me kasaforta në krahë në mes të ditës/ Grupi i hajdutëve godiste banesat kur pronarët iknin me pushime, kamerat e sigurisë zbulojnë lëvizjet! 3 në pranga, 2 në kërkim

9 Shtator 2020, 10:39| Përditesimi: 9 Shtator 2020, 15:57

  • Share

5 persona të identifikuara nga policia akuzohen si autorë të të paktën 7 vjedhjeve të dokumentuara të disa banesave në Tiranë. Vjedhjet kryheshin në mes të ditës, pa u fshehur, pa maska dhe në kohën kur pronarët e shtëpive ishin larguar për pushime. Hajdutët, mes tyre dhe një grua, pasi siguroheshin se pronarët nuk ndodheshin aty, vidhnin banesat, kryesisht kasaforta, bizhuteri, para dhe sende me vlerë.

Nga operacioni i koduar "Sezoni", policia ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë për 7 vjedhje të kryera dhe të dokumentuara nga organet hetuese deri tani.

Në pranga përfunduan Etem Murataj, 35 vjeç, Smajl Shkemza, 28 vjeç dhe Dorian Basho, 32 vjeç, të tre banues në Durrës si dhe u shpallën në kërkim shtetasit: A. R., 45 vjeç dhe V. O., 33 vjeçe. Të pestë personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin në banesa të ndryshme në qarkun e Tiranës.

Ky grup ka qenë mjaft i organizuar pasi gjatë kohës së vjedhjeve ata përdorini pajisje për bllokimin e valëve telefonike, që në rast denoncimi nga banorët, telefonat të mos punonin. Disa nga vjedhjet janë zbuluar nga kamerat e sigurisë.

Nga hetimet disamujore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të vjedhjeve të kasafortave, sendeve me vlerë dhe shumave të parave në disa banesa, konkretisht:

-Më datë 06.09.2020, në rrugën “Nikolla Tupe”, kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një kasafortë brenda së cilës ka pasur disa dokumente personale dhe një shumë rreth 10000 euro, në banesën e shtetasit E. A., i cili në momentin e vjedhjes ka qenë me pushime sezonale.

- Më datë 12.08.2019, në rrugën “Skënder Luarasi”, kanë vjedhur një kasafortë brenda së cilës ka pasur një sasi lekësh te konsiderueshme parash, në banesën e shtetasit S. P., i cili në momentin e vjedhjes ka qenë me pushime sezonale.

- Më datë 20.07.2020, në rrugën “Ramiz Kovaçi”, kanë vjedhur shumën 7000 euro, në banesën e shtetasit F. Ç.

- Më datë 30.08.2020, në rrugën “Pjeter Bogdani”, kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një kasafortë brenda së cilës ka pasur disa dokumente pronësie, sende me vlerë dhe shumën e parave rreth 1160 dollarë dhe 270.000 lekë, në banesën e shtetasit E. S., i cili në momentin e vjedhjes ka qenë me pushime sezonale.

- Më datë 24.08.2020, në rrugën “Marko Boçari”, kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A. K. Ky shtetas ishte larguar për dy muaj me pushime sezonale dhe kur është kthyer ka konstatuar vjedhjen.

- Më datë 29.08.2020, në rrugën “Zef Jubani”, kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A. Sh. Ky shtetas ishte larguar bashkë me familjen për pushime sezonale dhe kur është kthyer, ka konstatuar vjedhjen.

- Më datë 06.02.2020, në rrugën “Njazi Demi” ” kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases E. D.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete, shuma prej 10.000 euro dhe një pajisje për bllokimin e valëve.

Vijon puna kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qifja: 11/09/2020 11:44

    A.I o hajdut bashk me kto hajdutat burg ke per t ik dhe ti me shoket e tuj meqe i njifke.....

    Përgjigju
  • Durrsi: 11/09/2020 11:41

    Kapini e varini prej llape qe te vjedhin prap ose prejini doren.se kshu zejn mend kto gangsterat hajduta kellira zhulsa

    Përgjigju
  • Hajduti: 10/09/2020 00:07

    Nuk guxon ta ndalosh makinen sa te ngarkosh kasaforten sepse gjen direkt ata te rrugores me bllok ne dore duke te vene gjobe.

    Përgjigju
  • A.l: 09/09/2020 23:04

    Asnje nga keto trre te akuzuar nuk esht ne ate video pase i njoh te gjith te akuzuarit qe jan aty edhe esht nje padrejtsi qe po behet ne video jan persona komplet te tjer

    Përgjigju
  • BENI: 09/09/2020 17:20

    DENOJINI KETA PLEHRA ME 10 VJET BURG,,,QE KUER TE DALIN TI MOS SHKOJE MENDJA ME PER TE PARE AS PALLATET...

    Përgjigju
    • Ajo goca: 09/09/2020 23:02

      Para se te gjykoni mos i besoni lajmeve sepse medjat duan te shesin lajme por gjerat qe thuhen ne kete video jan genjeshtrra

  • Besitr87: 09/09/2020 12:56

    Sa shum interesante kjo foto e pare, ata me kasaforten ne dore serbes dhe ata dy policat si palla e kan mendejn vec me ven gjoba

    Përgjigju
    • A. N.: 10/09/2020 00:03

      E forte kjo, paskan patur policet ngjit dhe nuk i kane vene re fare. U dashka permiresu plani radhen e ardhshme.

  • Gjukates prokurir: 09/09/2020 12:07

    Nuk ka prova te mjaftushme per ne burg ..le te dalin ..edhe po grabiten e kan ber nga kushtet ekonomike..ore po nuk u arrestuan gjukatesit dhe prokuror nuk gjen drejtesi ne shqiperi gjidhmon hajdutet fitojn..

    Përgjigju
    • Denim: 09/09/2020 23:31

      Cfar them une e cfar thua ti ... po qenke idjot total ti .. lexoje komentin deri ne fund pastaj shkruj.. me ckuptoj une ty vetem kosherja te ka ngel se bletet te paskan fluturuar..

    • Denim: 09/09/2020 17:03

      Ishalla vijne ne shtepine tende heren tjeter. Dhe i gjen edhe atje brenda dhe te hash dhe nje thike. Pastaj shohim ca do mendosh dhe shkruash. Ku njeri problem e ku tjetri. Turp per ty

  • A. N.: 09/09/2020 10:47

    Krim i vertete. Neper ato lloj pallatesh duhet shkuar per te dergu ndonje lek dhe jo per te marre.

    Përgjigju
    • Aksi: 10/09/2020 11:34

      Denimo, nuk thashe mire ja bene qe i vodhen, se ju lexoni ca t'keni n'trurin tuaj, jo ca kane shkrujt robt. Thashe qe jane pallate ne bllok dhe shpi ne bllok nuk kam une qe s'kam kasaforte e s'di si perdoret, por kane ata qe kane ca fusin ne kasaforte. Kaq me merr mendja mua me pak logjike. Te kishin ardh te pallati im apo hallexhinjve te tjere, do kishin vjedh speca e domate, se leke me kasaforte s'kemi pa naiher.

    • Denim: 09/09/2020 17:07

      O Aksi, po ca tjeter di ti per kete grup apo vjedhje te tjera! se qenke njesoj kriminel si kushdo qe vjedh djersen e dikujt dhe dhunon privatesine e tjetrit. Ca shoqerie jeni keshtu, valle

    • Aksi: 09/09/2020 11:00

      Ne video me duket se behet fjale per pallatet ne Zonen e Bllokut, pa shku te sheshi Wilson. S'kane qene budallenj kta, e kane dit se ku eshte leku.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?