Këngëtarja Enca Haxhia është rikthyer sërish në tregun muzikor pas një periudhe pauze. Ajo publikoi këngën e saj të re që quhet ‘Albanian’ në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin. Projekti u prit mirë nga ndjekësit e saj, e po shpërndahet nga përdoruesit në rrjetet sociale.
Por, Enca ka bërë të ditur se kjo nuk do të jetë kënga e vetme qe ajo do të publikojë këtë verë, pasi po punon edhe në disa këngë të tjera. Pas këtij kthimi ajo duket se u ka hedhur një diss, disa nga kolegeve të saj, por nuk kuptohet ende se me cilat këngëtare e ka.
”Këto ku**a nuk janë të lumtura që u ktheva, qëndroni të palumtura” ka shkruar ajo në një Instastory.