Me ç'autokombanjë e korrën grurin? Vijon në GJKKO gjyqi i pazakontë me 240 fshatarë në mbrojtje të subjektit të OFL-së

20 Korrik 2022, 13:43| Përditesimi: 20 Korrik 2022, 18:35

  • Share

OFL i kërkon të justifikojë pasurinë e mbledhur në vite, pasi dyshon për burim parash të pista, ndërsa Bektash Shtëpënja sjell si dëshmitarë një fshat të tërë. Puna me autokombajnë që përdoret si arsye për të justifikuar pasurinë e dyshuar se vjen nga krimi dhe një fshat  dëshmitar në Gjykatën e Posaçme. Kjo është fabula e një historie të pazakontë që nisi me Operacionin Forca e Ligjit dhe tashmë ka përfunduar në dyert e GJKKO dhe që vazhdon ende. Bektash Shtëpënja nga fshati Kozare ka thirrur një zonë të tërë dëshmitarë për të dëshmuar se e kanë korrur grurin me autokombajnën e tij dhe kjo është arsyeja e pasurimit. Ata të gjithë tregojnë se e kanë korrur gririn me autokombanjën e tij që në fillim të viteve '90, por që shpesh e kanë paguar me lekë në dorë e pa fatura. 

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, raporton se sot janë paraqitur në gjykata pjesa e dytë e 240 fshatarëve që e mbrojnë, rreth 40 prej tyre. 4 prej tyre janë marrë në pyetja nga gjykata, ndërsa pjesës tjetër u është thënë mos të paraqiten.

Për 30 vite lekët për korrjen e grurit i kanë marrë pa fatura. për të provuar nëse pasuria është vënë apo jo nga puna me autokombajnë, në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është duke u zhvilluar gjyqi më i veçantë. Dëshmitarë janë thuajse të gjithë fermerët e fshatit që kanë punuar me Bektashin dhe Sokol Shtëpënjën.

Report Tv shkoi në fshatin Kozare, Bektashin e njohin thuajse të gjithë, por grupit tonë të xhirimit iu desh të presin me orë për ta takuar.

Historia e Bektash Shtëpenjës si subjekt i OFL

Report Tv ka mësuar se se 240 banorë të fshatit Kozare në Kuçovë po dëshmojnë me kërkesë të SPAK dhe palës së akuzuar, pro ose kundër Bektash Shtëpenjës, pronar i një autokombanje që korrte grurin në fshat. Institucionet ligjzbatuese dyshojnë se ai ka pasuri të bërë me paratë e dhëna nga i biri i cili është i dënuar për trafik droge në Itali.

Bektashi ka plotësuar formularin e OFL për shtëpinë e tokën duke deklaruar se të ardhurat i ka nga autokombanja të cilën e punon prej vitit 1991 si privat dhe nga 1980 ka qenë pjesë e kooperativës. 240 bashkëfshatarë do dëshmojë në gjyq. Deri tani kanë dëshmuar 120 bujq që thonë "kemi korrur grurin me Bektashin dhe e paguajnë pa faturë se s'kemi pasur kurrë NIPT".

Prej një viti, disa prej tyre kanë bërë NIPT. Prokurorja Elida Kackini ka kërkuar konfiskimin e pasurisë si të ardhur nga krimi. Bektash Shtëpenja nuk ka shkuar vetë në gjyq, por ka dërguar djalin me pretendimin se po korr grurin e fshatit.

Në intervistën për Report Tv, djali i Bektashit, Andrea Shtëpenja, i cili ka ndryshuar mbiemrin në Dinga ka pranuar se ka vuajtur dënimin me 5 vite burg në Itali për trafik droge. Megjithatë thotë se familja nuk duhet të ndikohet nga veprimet e të shkuarës së tij.

E ëma e Andreas, Ruzhdije Shtëpenja tha se çdo gjë e kanë përfituar nga puna me 3 autokambajna, ndërsa i biri nuk i ka ndihmuar sepse nuk ka pasur para për vete. Teksa kërkon drejtësi, Ruzhdije Shtëpenja thotë se mund të marrin cdo gjë nëse vërtetojnë se i ka të ardhurat prej parave të drogës.

Kujtojmë se në korrik të vitit 2020, OFL i kërkoi Andrea Dingës (Shtëpenjës) të plotësojë formularin për deklarimin e pasurisë pasi rezultonte i dënuar në Itali.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 23/07/2022 20:16

    Po pse ore kaq veshtire e ka shteti te dergoje leter porosi per te mesuar sa pune kragu ka bere zoteria atje....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?