Prej më shumë se 4 orësh vijon seanca dëgjimore me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj në Komisionin Hetimor për koncesionet në Shëndetësisë është shoqëruar me debate.
Në një moment, Albana Vokshi tha se “zotëria është në burg për shkak se po hetohet nga SPAK”. Kjo deklaratë e ka acaruar ish zv ministrin, i cili me tone të larta tha se po përdoret si argument qenia e tij në burg për të mbështetur akuzat e opozitës. Ai tha se e kanë futur në një gropë, nga ku do të dalë i pastër dhe i parfumosur.
Vokshi: A është zotëria në burg sepse po heton SPAK.
Rjepaj: Kjo është një gabim tjetër, nuk mund ta përdoresh qenien time në burg si argument për të mbështetur ato që thua.
Vokshi: Jo jo, unë përkundrazi…
Rjepaj: …Se mund ta përdorësh pastaj për të gjithë që janë në burg dhe të gjithë atë që janë në arrest. Unë jam i paradënuar me burg, jo paraburgim, për shkak të këtyre paragjykimeve që i keni sjellë në këto 8 vjet dhe gënjeshtrave që janë thënë këtu. Do dalin të vërteta dhe këtu ku më keni hedhur në këtë gropë do dal jashtë i pastër, i larë dhe i parfumosur, keni për të parë.
Vokshi: Si Hirushja?
Rjepaj: Atje ku e drejta ka vlerë, ku standardi shkruhet me gërma të arta, ashtu do dal. Mos e përdor më argumentin është në burg dhe për rrjedhojë ka shkelje.
Vokshi: Ka mundësi të ulni tonin zoti Rjepaj.
Rjepaj: Nuk e ul, jam këtu për të mbrojtur të drejtat e mia.
Vokshi: Ju e keni ngatërruar qëllimin e ardhjes tuaj këtu.
......
Ina Zhupa: A të vret ndërgjegjja?
Klodian Rjepaj: Mund të më vrasë mua ndërgjegja përballë papërgjegjshmërisë, dhunës, e fuqisë së padijes?! Jo! Ndërgjegja e pastër dhe e qetë është e vetmja armë që kam përballë kësaj dhune që po ushtrohet mbi mua.
Lajmi kryesor:
Koncesioni i sterilizimit dhe check-up/ Ish-zv.ministri i Shëndetësisë del nga burgu për të dëshmuar 8 orë në Kuvend! Rjepaj: Më hodhët në gropë, por do dal i parfumosur
SI.E.//ReportTv.al