Anulohet votimi i 5 ligjeve në seancën parlamentare të 7 marsit! Nuk kishte kuorum! Korreshi: Fitore e vogël! I pavlefshëm dhe ai investimeve strategjike

29 Mars, 11:37| Përditesimi: 29 Mars, 15:26

  • Share

TIRANË- Votimi i ligjeve në seancën e 7 marsit në Kuvend është anuluar. Pas kërkesës së Rithemelimit se nuk pati kuorum për votimin e ligjeve, Sekretariati i Etikës, me shumicë votash anuloi votimin, ndërsa ligjet sipas rregullores do të votohen në seancën e radhës plenare, megjithatë pritet një njofim zyrtar.

Në nisje të punimeve në seancën e 7 marsit, prezencën në sallë e konfirmuan vetëm 68 deputetë socialistë, ndërsa kuorumi i nevojshëm për miratimin e ligjeve, sipas rregullores do të duhet të ishte 71, pra më shumë se gjysma e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Pas përfundimit të mbledhjes, deputeti Sajmir Korreshi, e cilësoi si fitorë të vogël anulimin e ligjeve, e shtoi se arroganca se si janë bërë këto votime gjatë gjithë kohës do verifikojmë gjithë votimet e tjera gjatë kohës që kemi qenë në aksionin opozitar

'Me konsensus të 4 anëtarëve, të 4 kanë votuar pro anulimit të votimit të 5 pr.ligjeve të datës 7 mars. Pretendimi ynë gjeti mbështetje. Sot është një fitore e vogël në dukje, por arroganca se si janë bërë këto votime gjatë gjithë kohës do verifikojmë gjithë votimet e tjera gjatë kohës që kemi qenë në aksionin opozitar. Besoj se do jenë në seancën e radhës, kalojnë për votim në seancën e radhës sipas rregullores. I mbetet kuvendit ta caktojë. Nuk mund të ketë në Kuvend egoizëm të tillë nga drejtuesit e seancës të bëjnë atë lloj votimi pa kuorum në sallë.'- tha Korreshi.

seancën e 7 marsit u votua zgjatja me 1 vit e afatit të ligjit për investimet strategjike, projektligji për “Për burimet ujore”, ndryshimet në ligjin “Për Turizmin”, projektligji për Mbrojtjen e Konkurrencës si dhe disa ndryshime në ligjin “Për arsimin dhe formimin profesional”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?