Droga dhe paratë që i janë kapur shqiptarit në Ancona

Kronikë
Top 24

Me kokainë në makinë, si u ndoq dhe u kap nga policia italiane 34-vjeçari shqiptar

17 Shtator 2018, 15:55| Përditesimi: 17 Shtator 2018, 15:59

  • Share

ITALI- Policia italiane ka vënë në pranga një 34-vjeçar shqiptar në Ankona, i cili mbahej nën vëzhgim prej kohësh pasi dyshohej se merrej me shitje lëndësh narkotike.

Shqiptari me iniciale E.D., tentoi t’i largohej policisë me makinën e tij tip “Pegout”, duke lëvizur me shpejtësinë 150 km/h, por sërish nuk mundi t’i shpëtonte ndjekjes së policisë.

Gjatë kontrollit në makinën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar 2,5 kg kokainë, e cila nëse do të shitej në treg, do kapte vlerën e 100 mijë eurove.

Pas makinës, policia italiane ka vijuar kontrollet edhe në banesën ku jetonte shqiptari, ku u gjetën dhe u sekuestruan 500 euro dhe kokainë. Shqiptari është dërguar në burgun e Montacutos, ku edhe do të presë dhënien e dënimit nga drejtësia italiane.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?