Ditën e hënë shkollat në verilindje të Italisë si dhe në Emiglia Romagna do hapin dyert për mijëra nxënës kurse në mesjavë edhe shkollat në Piemonte
Zëvendës Ministrja e Arsimit, Anna Ascani tha se “ është e rëndësishme që atje ku është e mundur jeta në shkolla të kthehet në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur".
Ajo tha gjithashtu se "Rihapja e shkollave do të thotë të garantosh të drejtën e arsimit të fëmijëve dhe adoleshentëve".
Numri i studentëve të detyruar të qëndrojnë në shtëpi për shkak të emergjencës së koronavirusit është rreth 5 milion, mbi 60 përqind e nxënësve në të gjithë vendin. Dëshira për të rihapur shkollat është e pranishme në pothuajse të gjitha rajonet që kanë marrë masa shtënguese.
Lajmi kryesor: