Solidarizimi mbarëbotëror vazhdon...mbrëmë në Michigan komuniteti shqiptaro-amerikan u lut për ata që humbën jetën dhe ata që u dëmtuan nga tërmeti në Shqipëri.
Në një ceremoni të organizuar nga “Kisha Pajtore” me rastin e 107 vjetorit të pavarësisë, u mblodhën fonde për të prekurit nga tërmeti.
Në tubim u bë edhe inaugurimi i një salle të re të kishës si dhe u përurua qendra kulturore "Nënë Tereza".
Fëmijë, të rritur e të moshuar u lutën për shpirtrat që kaluan aq shumë vujatje atë mëngjes së marte që mori 51 jetë në Durrës, Thumanë e Tiranë.
Ata kanë veshur kostume popullore shqiptare me në duar flamuj kuq e zi dhe pankarta me mbishkrimin "Pray for Albania".
Lajmi kryesor: