‘Më ktheni në atdhe’, i dënuari shqiptar në burgun e Torinos prej një muaji në grevë urie! Ministria e Brendshme italiane: Shqipëria s’ka kapacitete

14 Shkurt, 21:02| Përditesimi: 14 Shkurt, 21:23

  • Share

ITALI- Një i ri shqiptar i cili po vuan dënimin në burgun e Torinos, prej një muaji është futur në grevë urie duke kërkuar që dënimin e mbetur ta kryejë në Shqipëri.

Mediat italiane shkruajnë se babai i 2 fëmijëve e ka bërë kërkesën prej më shumë se një muaji por nuk i është përmbushur edhe pse nuk ka arsye konkrete që ia ndalon një gjë të tillë.

Ai ka refuzuar të ushqehet dhe gjendja e tij shëndetësore nuk është aspak e mirë. I riu peshon në total vetëm 30 kg dhe është në karrige me rrota.

Garantuesja e personave të privuar nga liria dhe që vuajnë dënimin në burgun e Torinos, Monica Cristina Gallo Gallo i është drejtuar me një kërkesë për shqyrtimin e rastit Ministrisë së Brendshme të Italisë, por përgjigja ishte se pezullimi i transferimeve të të burgosurve në Shqipëri, ka ndodhur për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm të ambienteve të burgjeve shqiptare.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?