Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në ceremoninë e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës si kryeqytet. Rama duke folur edhe për arrestimin e kryebashkiakut Veliaj, tha se tani e tutje do jetë i përkushtuar edhe për punët e bashkisë krah 5 nënkryetarëve.
Më tej kujtoi dhe historinë me një gazetare italiane kur ka qenë ministër kulture e cila i tha se në Tiranë nuk ke ku të shkrepësh një foto, një situatë krejt ndryshe me atë që është sot.
'Dhe kjo më ktheu, tek takimi im i parë me një gazetare të huaj, italiane kur isha ministër. Më vjen keq tha, këtu nuk ka asnjë mundësi të bësh një fotografi, po te zbresësh aparatin poshtë malit. Kjo ka qenë Tirana. Sot Tirana është në një proces që po bëhet dhe do jetë diçka e jashtëzakonshme kur të mbarojnë projektet. Kemi pasur 3 takime me drejtuesit, iu kam thënë nuk duhet të ndalet kontrata me qytetarët. Tirana duhet të shkëlqejë. Kam shumë besim që me vajzat dhe djemtë, janë aty, do bëjnë gjënë e duhur. Besoj që pavarësisht se roli i drejtuesi është i pazëvendësueshëm, Tirana është një mekanizëm që bën në mënyrë automatike një pjesë të punës. Kur kam hyrë për herë të parë në bashki nuk shikoje fundin e korridorit, se kishte vetëm tym duhani. Të kujtonte filmat e Sorrentinos. Është kënaqësi të jem këtu. U thashë nënkryetarëve, kam qenë kryetar bashkie, sot që Tirana dhe Shqipëria ma kanë marrë pigmentin e flokëve kam diçka që mund të bëj në shërbim të tyre. Do takohemi rregullisht. Pastaj së bashku me të gjithë deputetë e Tiranës, punonjësit e bashkisë do bëjmë që sezoni i verës të jetë spektakolar.'
Lajmi kryesor:
Arrestimi i Veliajt/ Rama në ceremoninë e 105-vjetorit të Tiranës kryeqytet: Ajo që ndodhi dje kaloi çdo limit! Në proces jam dëshmitar si janë intimiduar personat
G.K/r.k./ReportTv.al