VIDEO/Me kunatin e Duçkës në makinë : Ilir Meta emëron në parti kushurinjtë e tij

18 Prill, 13:20| Përditesimi: 18 Prill, 13:57

  • Share

Ilir Meta ka publikuar një video në faqen e tij gjatë mëngjesit ku shkruan: “Mirëmëngjes të dashur miq!

Së bashku me Sekretarin për Pushtetin Vendor, Petrit Sina, drejt Lezhës së 2 Marsit për të takuar delegatēt e Konventës Kombëtare historike të 27 Prillit”.

Në të vërtetë, ai që ka shofer sot Meta e ka Petrit Sinaj, por kur është fjala për mbiemrat që mbarojnë me J, Ilir Meta e “harron” siç ka bërë edhe për veten e tij pasi në pasaportë e ka me J në fund.

Personi i emëruar së fundmi zyrtar në Partinë e Lirisë, është kunati(burri i motrës) së Dor Duçkës, personazhit që doli gjatë dosjes së Mcgonigalit. Ndërkaq, Petrit Sinaj është edhe burri i kushërirës së parë të Ilir Metës. Ndërkaq edhe Dor Duçkën e Mcgonigalit, Ilir Meta e ka kushëri të parë.

Petrit Sinaj ka qenë për  vjet nga 2015-2019, kryetar i bashkisë së Beratit, i vënë nga LSI kur ishte në koalicion me PS-në.

Ilir Meta po flet pa fund kundër nepotizmin dhe “largon” kushërinjtë e Monikës, të cilët po i zëvendëson me të afërmit e familjes dhe fisit të tij.

Siç ka bërë me burrin e kushërirës të parë që e ka emëruar sekretar për pushtetin vendor. TemA

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?