Kronikë

Me 'Lamborghini' dhe 'BMW' duke bërë garë me shpejtësi 'skëterrë' 225 km/h, 2 kosovarët nuk i ndalojnë radarit në Fier, kapen nga policia në hyrje të Vlorës

20 Korrik 2021, 12:37| Përditesimi: 20 Korrik 2021, 11:05

  • Share

VLORË- Me makina luksoze, "Lamborghini" dhe "BMW", dy shqiptarë të Kosovës janë ndjerë “zot” të rrugës duke ecur me shpejtësi të frikshme në autostradën Fier-Vlorë, madje duke mos i ndaluar as policisë.

Drejtuesit e automjeteve u pikasën nga radarët e policisë në Bypass-in e Fierit, por nuk kanë ndaluar derisa janë bllokuar nga policia në hyrje të qytetit të Vlorës.

Ata udhëtonin me 225 km/h duke bërë gara me shpejtësi me njëri-tjetrin. Policia thotë se drejtuesi i "Lamborghinit", një 40 vjeçar me banim në Zvicër, u ndëshkua  me 168 mijë lekë për tejkalim e garë shpejtësie, udhëtim pa targë dhe mos bindjen ndaj policisë.

Ndërkohë, drejtuesi i "BMW një 36-vjeçar me banim në Kosovë u ndëshkua  me 120 mijë lekë për Tejkalim dhe garë shpejtësie. Policia apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor duke evidentuar faktin se kudo ka radarë dhe punonjës të Policisë Rrugore.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 20/07/2021 19:05

    Si i fituan ata para keta Analfabeta per te blejte nji Lamborgini,pyetni cfar dipllomash kane keta,ose sa kg droge kan shitur.

    Përgjigju
    • Cimi: 21/07/2021 07:27

      diplom biznesi ja ka dhon jotom se e ke pas msuse

  • Dani: 20/07/2021 14:34

    Në biruc e kan vendin, këta GERRNAÇA. Në Zvicerr këta sillen si " çengja " , se atje i fusin në burg, në Shqipëri si vrases.

    Përgjigju
  • Urimi: 20/07/2021 13:14

    Nuk mjaftojne budallenjte brenda kufinjve ,tani po na vijne edhe budallenjte jashte kufinjve te na marrin ne qafe! Bageti pa coban!

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 20/07/2021 11:16

    Tu sekuestrohen makinat luksoze dhe shikoni ne ankand

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?