Këtë të shtunë në orën 20:45 të gjithë shqiptarët do jenë me mendjen në ‘Air Albania’ pasi Kombëtarja e futbollit pret Çekinë në Ligën e Kombeve. Grupi B1 kryesohet nga çekët me shtatë pikë pas katër takimeve, ndjekur nga Gjeorgjia dhe Shqipëria me gjashtë të tilla. Në anën tjetër Gjeorgjia dhe Ukraina luajnë në 18:00.
Kombinimet e rezultateve
Fitore dhe barazim - Nëse Shqipëria do të merrte një fitore me Çekinë dhe shkon 9 pikë, Çekia mbetet 7 dhe nëse Gjeorgjia barazon me Ukrainën, rezultat që na shkon për shtat, gjeorgjianët do të shkonin 7 pikë sa çekët dhe Ukraina vetëm 5 pikë. Në ndeshjet e fundit, Çekia pret në shtëpi Gjeorgjinë, të dyja janë nga 7 pikë dhe barazimi nuk i vlen askujt për vendin e parë. Nëse ai takim përfundon barazim, Shqipëria edhe sikur të humbasë me Ukrainën, mbetet në krye.
Nëse Çekia do të fitonte në ndeshjen e dytë, do të shkonte në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Gjeorgjia mbetet 7, dy më pak sesa ekipi ynë që çfarëdo rezultati të merrte me Ukrainën, vendi i dytë do të ishte i garantuar. Pra, nëse kuqezinjtë fitojnë me Çekinë ndeshjen e parë dhe Gjeorgji-Ukrainë përfundon barazim, Kombëtarja jonë siguron vendin e dytë automatikisht dhe lufton për kreun në ndeshjen me Ukrainën. Padyshim që ky do të ishte skenari më i favorshëm për ne.
Ndeshjet barazim - Nëse të dyja takimet e para të grupit do të përfundonin barazim, atëherë llogaritë do të ishin sërish të hapura. Çekia 8 pikë, Gjeorgjia 7, Shqipëria 7 dhe Ukraina 5. Në dy ndeshjet e fundit më pas, Çeki-Gjeorgji dhe Shqipëri-Ukrainë, kuqezinjtë duhet të shmangin humbjen pasi do të zbrisnin në vendin e fundit, sido që të dalë ndeshja tjetër. Nëse ekipi i Sylvinhos barazon, për vendin e dytë duhet që Çekia të fitojë me Gjeorgjinë në shtëpi dhe Shqipëria kalon një pikë mbi ta. Nëse kuqezinjtë fitojnë me Ukrainën, sido që të jetë rezultati i takimit tjetër, minimalisht vendi i dytë është i siguruar.
Renditja
Lajmi kryesor:
Liga e Kombeve/ S'ka 'krisma' në Tiranë, Shqipëria dhe Çekia barazojnë 0-0! Grupi B1 i hapur, të martën vjen Ukraina
S.Dh/ReportTv.al