Kombëtarja

Me laps e letër, llogaritë sesi Kombëtarja e mbyll Ligën e Kombeve në vendin e parë

16 Tetor, 12:59| Përditesimi: 16 Tetor, 13:01

  • Share

Muaji nëntor rikthen sërish Kombëtaren në fushë. Djemtë e Sylvinhos luajnë kundër Çekisë dhe Ukrainës, teksa të dyja ndeshjet zhvillohen në ‘Air Albania’ më 16 dhe 19 nëntor.

Pas humbjes me Çekinë dhe fitores në Gjeorgji, tanimë tanët janë në garë për kreun në dy ndeshjet e fundit, pasi vendi i parë mbahet nga çekët me 7 pikë, një më shumë se kuqezinjtë.

Por si mund të marrin kuqezinjtë vendin e parë?

Nëse Gjeorgjia merr pikët e plota në takimet që ka me të njëjtët rivalë, atëherë hyn në lojë golavarazhi i përgjithshëm me ekipet në të njëjtën kuotë, që skuadra e Sagnol e ka më të mirë momentalisht.

Shqipëria mund të kalojë më tej edhe me tri pikë, duke mundur Çekinë dhe të humbasë me Ukrainën, por në anën tjetër ndeshjet e kundërshtarëve të mbyllen në barazim.

Një kombinim tepër fatlum rezultatesh, por që matematika e lejon, pasi Shqipëria do të kishte 9 pikë, ndërsa skuadrat e tjera nga 8 secila. Por kuqezinjtë nuk duhet t’ia lenë rastësisë dhe të luajnë ndeshjet e tyre.

Renditja në Grupin B1

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?