Kronikë

Me lekë false furnizoi makinën, durrsakut i vihen prangat

15 Tetor 2019, 09:12| Përditesimi: 15 Tetor 2019, 09:17

  • Share

Policia e Lezhës ka vënë në pranga ditën e sotme një 52-vjeçar pasi ka tentuar që të furnizojë mjetin me lekë të falsifikuara.

Blutë e Lezhës sqarojnë se në një pikë karburanti në Kallmet, 52-vjeçari me iniciale H. T., ka furnizuar mjetin duke paguar me një kartmonedhë 5 mijë lekë (të reja) të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur e sekuestruar me cilësinë e provës materiale edhe 33 mijë lekë (të reja) të dyshuara të falsifikuara, të ndara në kartmonedha pesë mijëshe, dy mijëshe dhe një mijëshe.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?