Me letrën me shkrim dore, te dera e spitalit/ Mjekja: Përveç COVID, po trajtohej edhe për shqetësim psikologjike

3 Shtator 2020, 13:47| Përditesimi: 3 Shtator 2020, 14:26

  • Share

Me letrën e shkruar me shkrim dore, te dera e spitalit, një nga mjekët e spitali "Shefqet Ndroqi" ka lexuar deklaratën zyrtare, lidhur me vetëvrasje e 65-vjeçarit Hasan Mira. Doktoresha sqaron se Mira kishte një ditë që ishte shtruar në spital si pasojë e COVID-it, si dhe shqetësimet psikologjike.

"Në emër të stafit të spitalit tonë shprehim dhimbjen për humbjen e jetës së pacientit 65 vjeçar me inicialet H. M., i cili i dha fund jetës mbrëmjen e djeshme dhe i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij në këto momente të vështira. Ju informoj se 65 vjeçari ishte shtruar një ditë më parë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2 dhe po trajtohej prej vetëm 24 orësh në spitalin tonë me terapinë e mjekimit për simptomat e COVID-19, si dhe shqetësimet psikologjike duke u asistuar nga stafi mjekësor. 

Duke shprehur edhe një herë dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë, stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron të gjithë qytetarët se do të vijojë me vetëmohim e sakrifica të shërbejë për të gjithë pacientët që marrin mjekim në këtë spital, duke bërë maksimumin për shërimin e tyre ndaj një sëmundje aspak të lehtë me të cilën po ndodhemi", tha mjekja.


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Rrëfimet e të afërmve të pacientëve te 'Shefqet Ndroqi': Mjekët u rrinë te koka, duhet ta sillja më parë në spital! Flasim çdo ditë në celular


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?