Klevi Lika

'Më lironi se dua të vazhdoj shkollën', Gjykata 'rrëzon' Klevi Likën, i arrestuar për 3.4 mln € në 'Toyota Auris'

19 Shtator 2018, 10:08| Përditesimi: 19 Shtator 2018, 15:03

  • Share

TIRANE - Gjykata për Krimet e Rënda rrëzon kërkesën për ndryshim mase bërë nga Klevi Lika, 18-vjeç, që u kap në kuadër të operacionit "Toyota Auris" ku u gjetën të fshehura 3.4 mln euro. Prokuroria kërkoi rrëzimin e kërkesës së bërë nga pala mbrojtëse e adoleshentit me pretendimin se duhet të vijnë letërporositë nga Anglia, Belgjika dhe Italia. Sipas prokurorit të çështjes, lirimi i të riut do cenonte procesin e hetimeve. 

Deri sa të vijnë letërporositë nga Aglia, Belgjika, Italia, nuk mund ta lirojmë. Ndikon në procesin e hetimit.

Prokurori i çështjes

Klevi Lika kërkoi lirinë në Gjykatë me pretendimin se do niste shkollën. Ai u arrestua si shoqërues i automjeteve të ardhura nga Belgjika dhe Gjermania, të ngarkuara në një Bizark, i cili u ndalua në Portin e Durrësit. Gjatë kontrollit të ushtruar brenda në automjete, në një "Toyota Auris" u sekuestruan 3.4 milionë euro origjina e të cilave nuk dihet. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?