Kronikë

Apeli i GJKKO-së lë në burg Enkelejda Hoxhën, ish-gjyqtarja e Krujës: Më lironi të kujdesem për fëmijët

4 Qershor 2021, 10:22| Përditesimi: 4 Qershor 2021, 14:09

  • Share

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg ish-gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxhën, e cila u arrestua pak muaj më parë pasi u kap në flagrancë gjatë seancës gjyqësore, teksa po lironte një të dënuar për vrasje. Me ndryshime në kodin e procedurës penale kërkesa u shqyrtua nga një gjyqtare e vetme, Nertina Kosova, e cila ka refuzuar kërkesën për liri të ish-gjyqtares Enkeljeda Hoxhës, e cila do të vijojë që të jetë në qeli deri në përfundimin e hetimeve. Burime për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta bëjnë me dije se gjyqtarja ka kërkuar lirimin duke theksuar se do të kujdeset për fëmijët e saj. 

‘Më lironi të kujdesem për fëmijët’- mësohet të jetë shprehur ajo.

Ish-gjyqtarja Hoxha u arrestua nga SPAK pas një superoperacionit të zhvilluar në Gjykatën e Krujës, gjatë seancës gjyqësore, teksa po lironte një tjetër të dënuar.

Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi, ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve. Emri i gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë disa muaj më parë në Tiranë. 

Këshilli i Lartë Gjyqësor shkarkoi nga detyra Enkelejda më 17 mars, e akuzuar se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve me burgim të përjetshëm, vendim të cilin Hoxha e ka apeluar.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?