Kronikë

Me makinë të vjedhur, kokainë dhe armë të ftohtë, 2 të arrestuar pas ndjekjes spektakolare nga policia

17 Prill, 12:14| Përditesimi: 17 Prill, 14:11

  • Share

Tiranë- Dy persona që lëviznin me makinë të vjedhur janë arrestuar nga policia. Operacioni për kapjen e tyre zgjati 2 orë pasi drejtuesi i mjetit nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar por në tentativë për t’u larguar përplasi një automjet policie.  

Sipas njoftimit të bluve dyshohet se 37 dhe 50 vjeçari  gjatë periudhës shkurt-prill 2025, ka kryer vjedhje të ndryshme në Tiranë, Krujë, Elbasan, Shijak dhe Klos.

Sutomjeti i vjedhur, lënda narkotike dhe arma e ftohtë u sekuestruan si provë materiale.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, në bashkëpunim me ata të Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe Nr. 4,  pas informacionit të marrë për një automjet të vjedhur në Elbasan kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Drejtuesi  i automjetit, pasi ka parë Policinë, nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi dhe në Babrru ka përplasur një automjet të Policisë, brenda të cilit ishin 2 punonjës police. Nga përplasja, janë dëmtuar lehtë 2 punonjësit e Policisë.  

2 shtetasit që qarkullonin me automjetin e vjedhur janë neutralizuar dhe vënë në pranga nga punonjësit e Policisë.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një armë të ftohtë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin. 

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit: 

E. Z., 50 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për disa vjedhje; 

E. T., 37 vjeç, banues në Tiranë.  

Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. Z., në bashkëpunim me shtetasin E. T., gjatë periudhës shkurt-prill 2025, ka kryer vjedhje të ndryshme në Tiranë, Krujë, Elbasan, Shijak dhe Klos.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshëm.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?