Me mallra luksoze të padeklaruara në valixhe, 2 të arrestuara në Rinas! Në hetim edhe një 44-vjeçar gjerman

11 Dhjetor 2023, 11:15| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 12:50

  • Share

Policia kufitare në Rinas në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë goditur 2 raste të kontrabandës së mallrave dhe 1 rast i mosdeklarimit të të hollave.

Policia bën të ditur se ka arrestuar 26-vjeçaren E.K dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për H. K., 24 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, pasi në hyrje të vendit, në valixhet e tyre, policia ka gjetur veshje për femra, të markave të ndryshme, që nuk ishin deklaruar në doganë, siç përcaktohet me ligj.

Po ashtu në një rats tjetër është arrestuar V.M 61 vjeçe dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për M. B., 52 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, pasi në hyrje të vendit, në valixhet e tyre, policia ka gjetur veshje për femra, të markave të ndryshme, që nuk i kishin deklaruar në doganë, siç përcaktohet me ligj.

Ndërkohë policia thotë se ka nisur hetimi në gjendje të lirë për shtetasin gjerman N. Z., 44 vjeç, pasi në dalje në RSh-së, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në çantë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 30 000 euro që nuk i kishte deklaruar në doganë. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?