Me maska e thika në banesë, pranga 45-vjeçarit në Lezhë! Shiste edhe kanabis

3 Prill, 13:17| Përditesimi: 3 Prill, 13:18

  • Share

LEZHË- Një 45-vjeçar është arrestuar në Lezhë, në kuadër të operacionit ‘Tempulli 2’. Në pranga ka rënë Eduard Koka, të cilit gjatë kontrollit fizik i janë gjetur doza kanabisi, të cilat i shiste në zona të ndryshme të Lezhës.

Më tej, gjatë kontrollit që i është ushtruar 45-vjeçarit në banesë, policia ka gjetur 7 maska, 2 thika si edhe 2 përforcues grushti.

“Nga kontrolli fizik i kryer ndaj shtetasit Eduard Koka, në lagjen “Gurra”, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, të gatshme për shitje. Më tej, në banesën e këtij shtetasi, në të njëjtën lagje, gjetën 7 maska, të cilat dyshohet se posedoheshin për qëllime kriminale, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 përforcues grushti”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?