Shkrimtari Visar Zhiti

“Me mijëra janë të vrarët”, Visar Zhiti për tërmetin në Turqi: I shkrova poetit turk Behramoglu e sirianit Adonis ma kthyen me pikëllim: Presim të nxjerrim njerëzit nga gërmadhat

7 Shkurt 2023, 11:44| Përditesimi: 7 Shkurt 2023, 13:35

  • Share

Janë mbi 5000 mijë viktimat e tërmeteve 7.8 dhe 7.5  ballësh që prekën Sirinë e Turqinë orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, siç raportojnë mediet. Të dhënat ndryshojnë çdo minutë, ndërsa ende po kërkohen njerëz nën rrënoja, mes mijëra ndërtesave të shembura. Janë  13, 5 milionë banorë që jetojnë në këto zona që preken drejtpërdrejtë nga këto dëme katastrofike humane si dhe materiale. Shumë shtete janë solidarizuar me këtë fakt, sikundër edhe personalitete në fusha të ndryshme. Mes njerëzve të letrave, në vendin tonë ka shprehur ngushëllimin për viktimat edhe shkrimtari Visar Zhiti, i cili siç tregon, u ka shkruar personalisht edhe dy kolegëve të tij, poetit turk Ataol Behramoglu dhe atij sirian Adonis, prej të cilëve ka marrë një përgjigje ku shprehet dhimbja e pikëllimi për jetët e humbura në vendet e tyre.

Statusi i plotë i shkrimtarit Visar Zhiti:

“Tërmet në Turqi dhe Siri, ngjarje tepër e rëndë, me mijëra janë të vrarët e nxjerrë nga gërmadhat e shumta, të plagosurit, por edhe fëmijë, për fat ndërkaq janë shpëtuar plot jetë njerëzore…

Bashkohemi me dhimbjen e pupullit turk e atij sirian. Si ta shrehja këtë? Mbase nëpërmjet poetëve, që njoh… Dhe i shkruajta poetit turk Ataol Behramoglu, një tragjedi e vërtetë, më pergjigjet anglisht, vend pa fat, thotë, me shpresë dhe dëshpërim presim të nxjerrin nga gërmadhat njerëz panumur...

Në Paris jeton poeti sirian Adonis, i mbërriti mesazhi i dhimbjes time dhe m’u kthye falenderimi i tij i pikëlluar…

Lutemi së bashku për popullin turk dhe sirian, ta kalojnë sa më shpejt këtë tragjedi. Popujt të gjithë janë pranë tyre…”, shkruan shkrimtari.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?