Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe ai kinez Xi Jiping janë dëgjuar duke diskutuar për transplantet e organeve.
Ndërsa Presidenti rus Vladimir Putin ecte krah për krah me Presidentin kinez Xi Jinping, me mikrofonin hapur ata kanë diskutuar për transplantet e organeve dhe mundësinë e jetesës së njerëzve deri në 150 vjeç.
Biseda mes tyre u transmetua drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror kinez CCTV dhe media të tjera, duke përfshirë agjencitë CGTN, AP dhe Reuters të Pekinit.
Ndërsa të dy udhëheqësit ecin drejt podiumit të Tiananmenit, ku do të ndjekin paradën me Kim Jong Un, përkthyesi i Putinit dëgjohet duke thënë: "Bioteknologjia është në zhvillim të vazhdueshëm, organet njerëzore mund të transplantohen pa pushim. Sa më gjatë të jetosh, aq më i ri bëhesh dhe madje mund të arrish pavdekësinë".
Më pas dëgjohet Xi duke thënë në gjuhën kineze: "Disa parashikojnë se në këtë shekull, njerëzit do të jenë në gjendje të jetojnë deri në 150 vjet. Në të kaluarën, njerëzit rrallë arrinin 70 vjeç, por sot, në moshën 70 vjeç, je ende fëmijë".
Kim buzëqesh dhe shikon në drejtim të Putinit dhe Xi-së, por nuk është e qartë nëse diktatori i Koresë së Veriut e kuptoi temën e bisedës së tyre.
Putin, Kim dhe Xi shfaqen përsëri në video tridhjetë sekonda më vonë, duke ngjitur shkallët pak para shfaqjes së udhëheqësit kinez para 50,000 spektatorëve në Sheshin Tiananmen./Corriere della Serra
Komente
