LEZHË-45-vjeçari, Arili Kalija e kishte kthyer shtëpinë e vjetër te babait në bazë për montimin e minave, të cilat dyshohet se i shiste tek grupet kriminale. Ai ra në prangat e policisë teksa i transportonte nga Lura në drejtim të Rrëshenit.
Policia njoftoi se gjatë kontrollit fizik, 45-vjecarit iu gjetën 4 mina me telekomandë, tre kallëpe eksploziv te montuara me kapsolla detonatorë dhe lënda te tjera eksplozive. Pas arrestimit te tij, u krye kontrolli në banesën e të atit ku u gjetën dy arme zjarri, qindra fishekë, kapsolla, ndezëza grantash fitil.
Në komunikatën për mediat behet e ditur se inteligjenca policore kishte informacion për 45-vjecarin, ndaj realizuan operacionin “Safe City 2”, duke e arrestuar ne kushtet e flagrancës ne hyrje te qytetit te Rrëshenit. 45-vjecari Arili Kalija banon në Thumanë të Krujës, ndërsa në Lurë të Dibrës, tek shtëpia e vjetër e te atit, kishte ngritur bazën e armëve e minave.
Policia e Rrëshenit bën te ditur se vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari te rende kriminale.
Gjatë kontrollit policia i gjeti:
•4 mina me telekomandë te lidhura me aparat celular me lëndë të dyshuara eksplozive;
•3 kallëpe lënde të dyshuar eksplozive me kapsollë dhe fitil;
•3 kapsolla të lidhura me fitil;
•2 kallepë të tjera lënde të dyshuar eksplozive.
Kujtojmë se dy javë më parë, policia vuri në pranga një 24-vjecar dhe sekuestroi 2 mina me telekomandë.
Taulant Balla
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me arrestimin e 45-vjeçarit në Rrëshen të Mirditës, të cilit iu gjetën me vete mina me telekomandë.
Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, Balla shprehet se parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit.
Ai thekson se elementët/grupet kriminale duhen ndjekur nga Policia e Shtetit këmba këmbës, ditë-natë.
“Parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. Përgëzime Policisë së Shtetit Mirditë për ndalimin në kohë të një personi të përfshirë në trafik të lëndëve/pajisjeve shpërthyese. Elementët/grupet kriminale duhen ndjekur nga Policia e Shtetit këmba këmbës, ditë-natë! Gjithashtu parandalimi i përshkallëzimit të konflikteve, zbardhja e ngjarjeve të ndodhura më parë, goditja e armëmbajtjes pa leje, lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe i shpërndarjes së lëndëve narkotike, ndalimi i shtetasve në kërkim, si dhe zbatimi me rigorozitet i Paketës për Sigurinë në shkolla, rritin besimin e qytetarëve tek Policia e Shtetit. Përgëzime Policisë së Shtetit në Durrës, Lushnjë, Elbasan, Shkodër, Tiranë, Lezhë, Kukës, Vlorë, Dibër, Korçë dhe Fier, për rezultatet e operacioneve të 24 orëve të fundit, të cilat kanë çuar në ndalimin e 27 shtetasve dhe ku janë sekuestruar armë zjarri, mina me telekomandë, lendë eksplozive, fara cannabisi, lënde narkotike cannabis dhe kokainë”, -shkruan Balla.
Fare e keqe, gjakatare primitive.
PërgjigjuPerderisa ne shqiperi do sundojne Gjin Gjonet njerezit do vazhdojne te luftojne privatisht per zgjidhjen e problemeve ate qe ne fakt duhej tju a bente shteti i se drejtes!Por shteti i se drejtes nuk behet ne shqiperi KURRE!
Përgjigju