1. Kur filloi lufta në Kosovë thuaj se të gjithë analistët e sotëm që janë vetë shpallur të pavarur, në Prishtinë dhe më shumë në Tiranë, mendonin, shkruanin dhe profetizonin se Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të mundej shpejt. Luftën ata e quanin fantazi, sakrificën budallallëk, flijimin si nostalgji, dashurinë për Shqipërinë si anakronik, vizionin për të ardhmen e Kosovës si utopi. Të gjitha këto janë të shkruara dhjetëra herë.
Ata “profetizonin” se lufta do të mbaronte shpejt, pasi UÇK-ja nuk kishte forca për t’i bërë ballë Serbisë, nuk kishte brigada dhe njësi të rregullta ushtarake, ata nuk kishin as kredit, pra nuk mund të përballohej lufta as nga ana financiare e as nga ana ushtarake, madje, për disa prej tyre, UÇK-ja nuk ishte asgjë tjetër veçse dorë e zgjatur e shërbimit sekret serb. Të gjitha këto, e përsëris, janë të shkruara.
Kur lufta mbaroi dhe qeveria Thaçi po vendosej në Prishtinë, vrapuan të bëhen miqtë e tij, të bënin foto, të shkelnin në zyrat qeveritare, të kapnin tenderë, të krijonin studio televizive, të ishin të pranishëm. U bënë mbrojtësit e zjarrtë të Thaçit. Atëherë i kam thënë Hashim Thaçit, “të ruajtë zoti nga miq të tillë: Ata do të braktisin sa më shpejt që të munden”.
Thaçi ishte njeri i politikës. Ai bënte llogaritë e tij politike. Të njëjtët, tani, po me aq zjarr, i janë vërsulur fjalës së Edi Ramës në Këshillin e Evropës. Nuk besoj se e kanë lexuar. Përgjithësisht të sipërfaqshëm, tani ata e shohin rastin Thaçi si një mundësi për të patur objektiv shefin e qeverisë Rama.
Çuditërisht thuajse askush nuk ndalon te thelbi i asaj që është thënë, as tek gabimet e padëshiruara (Rama duhet të dijë se komb kosovar nuk ka, ka vetëm komb shqiptar dhe se një tezë e tillë është e dëmshme, pak të thuash. Ashtu si duhet të dijë se në Kosovë ka pasur gjenocid).
Analistët e tjetërsuar tani po kanë hallin se Edi Rama mbron Hashim Thaçin dhe trupën drejtuese të UÇK-së në procesin e Hagës. Fjala e shefit të qeverisë Rama është shumë përtej saj. Dënimi i Trupës Drejtuese të UÇK-së në fakt do të ishte edhe dënimi i luftës, i vetë Kosovës dhe i proçeseve të saj. Nesër, në një ditë të ardhshme, kur ata që ndodhen në Hagë të kthehen në Kosovë, (jam i bindur se janë të pafajshëm dhe viktimë e lojës së ndyrë politike të luajtur në trekkëndëshin Beograd-Prishtinë-Tiranë) këta do vrapojnë të jenë përsëri miqtë e Thaçit.
2.Një miku im më shkroi se ishte i revoltuar me deklarimet e deputetit të Lëvizjes VV, Haki Abazi , lidhur me fjalimin e shefit të qeverisë Edi Rama dhe cilësimet e bëra.
I shkrova shkurt se njeriu nuk duhet të marrë seriozisht një figurë të tillë. Të marrësh seriozisht Haki Abazin për çështje të tilla është të mjerosh veten. Është ndër ata deputetë që, edhe kur ishte zv.kryeministër, kishte zyrën e tij në Beograd.
“Është gjynahqar” thonin dikur për të tillë. Nuk besoj se Albin Kurti e ka yshtur Haki Abazin për deklarata të tilla. Megjithëse nganjëherë shefat flasin më shumë përmes heshtjes, se sa përmes budallenjve të politikës.
Ruaje zot Albin Kurtin nëse flet përmes gojës së Haki Abazit.
3.Kam shkruar se “ndikimi i Edi Ramës është rritur, po rritet dhe duhet zvogëluar”. Mirëpo, kur dëgjon se cili flasin e turfullojnë kundër tij, fjalës së tij në Këshillin e Evropës, kur shes se janë ata që e miratuan Rezolutën e Dick Martyt dhe tani vetëshpallen si bartës të çështjes kombëtare, i them vetes “më mirë të flasë ky, edhe pa doganë, se këto që nuk duhet të kishin folur tash sa vite”.
Kur dëgjoj të përgjërohen për Kosovën ata që bashkëpunuan me Millosheviqin, që shitën armë, lejuan të futen në Shqipëri gjithë farë eksponentësh të lartë të UDB-së, i bënë këshlltarë, zhdukën të gjitha dosjet e bashkëpunëtorëve të shërbimit sekret serb, bënë funksionarë të lartë disa prej tyre, dhe, sikur të mos mjafton e gjithë kjo, në fund, kur lufta në Kosovë ishin në pikun e saj, bënë grusht shteti, i them vetes ,”le të flasë Edi Rama, në fund të fundit është më i pranueshëm”.
Unë gëzohen kur nga opozita flasin njerëz që e kanë dëshmuar atdhedashurinë për Kosovën, dhe jam me mendimin e tyre. Por, jo, një mijë herë jo, kur shesin patriotizëm ata që deri dje ishin pjesë e degradimit të Shqipërisë dhe të gatshëm të shesin Kosovën për pushtetin e tyre.
4.Në zgjedhjet parlamentare të para pluraliste, mars 1991 dhe 22 mars 1992, të gjitha partitë politike në Shqipërinë e kohës, në programin e tyre politik vendosën bashkimin kombëtar. Parlamenti i parë pluralist, presidenti i kohës Ramiz Alia, njohën Republikën e Kosovës, kur nuk e kishte njohur askush. Edhe PD e Berishës, sidomos në marsin e vitit 1992, e theksoi me forcë bashkimin kombëtar dhe fitoi. Për të parën dhe të fundit herë.
Por katër vite më vonë asnjë parti politike nuk e kishte më në programin e saj bashkimin kombëtar. Për të përgatitur njerëzit në vitin 1991, apo një vit më pas, 1992, për bashkimin e kombit, partitë e sapo dala nuk kishin asnjë meritë. Tjetër kush e kishte bërë këtë. Mirë a keq, bardh a zi, njerëzit e kishin për zemër.
Edhe në zgjedhjet politike të vitit të shkuar asnjë forcë politike nuk u mor me bashkimin kombëtar. Edhe ata që sot flasin për komb dhe atdhe. Përse ndodhi kjo?
Rilindësit e mëdhenj nuk ishin vetëm një cifël nga shkëmbi i vjetër i epokës skenderbeiane, por vetë shkëmbi i vjetër. Liderët e sotëm janë disa guralecë që të sillen nëpër këmbë, të futen në këpucë dhe të vrasin.
5.Kaq e madhe është mëria e presidentes aktuale të Kosovës ndaj të majtës në qeverisjen e Shqipërisë, sidomos ndaj Edi Ramës, saqë do të kishte pranuar me dëshirë disfatën e saj të jashtme për të arritur fitoren e brendshme.
Do të kishte dashur që Edi Rama të mos e përmendte fare Kosovën, askund, as në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, as në Këshillin e Evropës, vetëm për të thënë se “ja, e dija, ai e harroi gjysmën e kombit shqiptar”.
Nëse do të ishte më e përmbajtur dhe të linte mllefin në punën e tij, ajo do të kishte kuptuar se fakti i lirisë së Kosovës lidhet, duan apo nuk duan “të revoltuarit”, pikërisht me qeverisjen socialiste në vitet e luftës në Kosovë.
Po të dëshirojë mund të hapim edhe një herë letrat dhe atë që e ka ditur, ta rimësojë./dita
Po shoku Bedri. I pandreqshem mbete ne te paverteten dhe servilizmin. Nuk ka nevoje per doreza tashme. Kur ne vitet 90 Shqiperia nisi veprimet ne ish jugosllavi duke mbeshtetur shqiptaret ne troje (jo UCK), Rama yt bridhte pas brenevekeve te Berishes dhe Pashkos me shprese per te "depertuar" ne PD si bir i denje komunisti. Kur Berisha nen ultimatumin amerikan terhoqi mbeshtetjen zyrtare ndaj levizjes ne troje, nuk degjoi kush ndonje reagim. Ndersa ne 98 amerika e ktheu "pllaken" dhe solli Thacin ne krye te Kosoves se lire, nuk e kishte menduar kush qe heronjte e "luftes" vuanin nga deliri i korrupsionit ekstrem. Tashme qe petullat me uje te ish administrates Trump, ende i hane dhe dhjesin Rama megjithe Vucic, nuk kuptohet cdobi ka Kosova te rrezoje Albinin sic e do Rama dhe Vucic dhe instaloje Thacin ose te "luftes" ndoshta me ne krye kokrren e te korruptuarit Pacollke. Si dulet nuk e keni per gje qe ne kete moshe te jetes ne vend te ndreqeni behi me mediokerr sec ishit kur me nder e quanit veten komuniste.
PërgjigjuNjerez të till si Edi Rama lindin teper rrall është shtyll e SHQIPTARIS past shëndet e jetë të gjatë!
Hë për hë vetëm Rama është politikani më i përgaditur të ballafaqohet me sfidat që ka kombi ynë sot.
Një fjalim briland ....!
PërgjigjuRama e ka mbeshtetur gjithmon kosoven dhe i ka dal ne mbrojtje
PërgjigjuTek ai fjalim skeni ku tkpeni me ramen kshuqe mos diskutoni kot
PërgjigjuShume e vertete gjithmone keni qene mbrojtje e Kosoves dhe kete here e tregoi Rama ne fjalimin qe mbajti
PërgjigjuKetij fjalimi te Rames nuk ke as ca ti shtosh as ca ti heqesh,ka folur ashtu sic duhet dhe kete here
PërgjigjuGjithmon jemi konsiderur nji dhe kshu do vazhdojm prandaj rama e ka mbrojtur kosoven deri ne fund
PërgjigjuRama e ka konsiderusr gjithmon shqiperin dhe kosoven nji prandaj dhe i ka dal ne mbrojtje gjithmon
PërgjigjuShyqyr qe kemi Ramen qe flet dhe e ka zhvilluar shume mire vendin tone
PërgjigjuRama eshte ai qe flet ne menyre te drejte dhe te sakte
Përgjigjuedi eshte figura me e spikatur ne ate kompleks liderash
Përgjigjurama figura me e rendesishme qe na mbron ne nivel europian
Përgjigju