'Më mirë të kemi presion', Gjimshiti për ndeshjen me Kazakistanin! Abrashi: Akoma po vuajmë humbjen me Lituaninë

8 Tetor 2020, 14:55| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 14:59

  • Share

Tre ditë para ndeshjes me Kazakistanin në Ligën e Kombëve, mbrojtësi i Kombëtares Berat Gjimshiti, nuk e mohon që ka presion për shkak të humbjes me Lituaninë. Por për ta kaluar këtë situatë sipas mbrojtësit që aktivizohet me Atalantën duhet fituar të dielën.

“Është më mirë të kesh presion se sa mos të kesh. Duhet të harrojmë humbjen me Lituaninë dhe të bëjmë sa më mirë në ndeshjen me Kzakistanin dhe pastaj të mendojmë me Lituaninë,”-deklaroi Gjimshiti.

Më tej Berati foli edhe për shiritin e kapitenit, të cilin e mori në sfidën me Lituaninë për shkak të kartonit të kuq të Hysajt dhe që do ta mbajë edhe kundër Kazakistanit.

“Ishte krenari e sigurtë. Ndoshta nuk ishte ajo ndeshje që mendoja për të debutuar me shiritin, por ishte shumë e bukur," - u shpreh Gjimshiti.

Ndërkohë mesfushori Amir Abrashi fillimisht thotë se e ka kaluar dëmtimin dhe është në 100% të formës, ndërkohë që shton se ekipi ende po e vuan humbjen me Lituaninë.

“Atë ndeshje me Lituaninë jemi duke e vuajtur akoma, edhe dje, por unë kam ardhur këtu për të marrë në dy ndeshje dy fitore. Ndeshja e parë të dielën duhet të merren tre pikët pastaj të mendojmë për lituaninë,”-thotë Abrashi.

Ndërkohë për sfidën me Kazakistanin UEFA ka caktuar edhe arbitrat që do të jenë një katërshe nga Hungaria me kryesor Tamas Bognar.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?