'Më mirë të rrisësh dele në Kukës sesa të punosh në shtëpi bari në Angli' Balla: Do mbështesim viktimat e trafikimit drejt Britanisë

12 Dhjetor 2023, 11:52| Përditesimi: 12 Dhjetor 2023, 19:08

  • Share

Sot u prezantua Strategjia Ndërsektoriale për Mbrojtjen e viktimave 2024-2030. në konferencë morën pjesë, ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja të cilët vunë theksin tek nevoja për të marrë masa shtesë për mbrojtjen e viktimave të dhunës në vend, një plan që do të nisë nga Tirana e më tej do të zgjerohet në qytetet e tjera. 

Mes të tjerash, ministri i Brendshëm, Taulant Balla foli për krijimin e një regjistri të personave që kanë qenë viktimë e trafikimit të paligjshëm drejt Britanisë dhe mbështetjen që do u afrohet atyre. Ai tha se me ndihmën e qeverisë britanike po krijohen sipërmarrje në Kukës dhe Dibër ku shtoi se të rinjtë e kanë shumë më fitimprurëse të merren me blegtori sesa të merren me veprimtari të paligjshme në Britaninë e Madhe. 

“Me qeverinë britanike pas marrëveshjes së vitit të kaluar mes kryeministrit Rama dhe kryeministrit Sunak ne po ndërtojmë një regjistër të personave që kanë qenë viktima të këtij trafikimit të paligjshëm dhe me mbështetjen e qeverisë britanike dhe autoriteteve vendore po krijojmë sipërmarrje të suksesshme në Kukës, Dibër. I bie më mirë të rrisësh delet në Kukës e Dibër sesa të shkosh të punosh shtëpi bari në Britaninë e madhe'. Këto lloj projektesh do i mbështesim dhe fuqizojmë' tha Balla.

Balla e cilësoi si emergjente situatën me shfaqjen e dhunës që nga rrjetet sociale e në shkolla, e deri në Kuvend, ku ministri nënvizoi përdorimin e dhunës ndaj ligjvënësve. 

“Si mund të mbrohet një viktimë e dhunës seksuale nëse shteti nuk bëhet mbrojtësi i saj? Jemi në kushtet e një situate emergjente, që kërkon ndërhyrje. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë, të krijojmë një koalicion kombëtar të të gjithë aktorëve, të shoqërisë civile dhe të medias.Ka forma të caktuara dhune dhe në Kuvendin e Shqipërisë, jo fishekzjarrët dhe tymueset, por për gjuhën. Gjuha ndaj vajzave dhe grave në Kuvend, kjo përçohet dhe në shoqëri. Flas për bullizmin në shkolla”, tha Balla.

Ora 12:12
Situatë emergjente, Balla: Duhet një koalicion kombëtar kundër dhunës! Shfaqet edhe në Kuvend, e më tej në shoqëri e në shkolla

1702377094_balla.jpg

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndërkohë që foli për viktimat e dhunës çfarëdo lloj forme qoftë ajo, theksoi se nevojitet një koalicion kombëtar për të reaguar kundër këtij fenomeni në vend.

Ai mori disa shembuj, duke përmendur se edhe në Kuvend ka dhunë, siç është gjuha e përdorur ndaj ligjvënësve.

“Si mund të mbrohet një viktimë e dhunës seksuale nëse shteti nuk bëhet mbrojtësi i saj? Jemi në kushtet e një situate emergjente, që kërkon ndërhyrje.

Duhet të bëhemi të gjithë bashkë, të krijojmë një koalicion kombëtar të të gjithë aktorëve, të shoqërisë civile dhe të medias.

Ka forma të caktuara dhune dhe në Kuvendin e Shqipërisë, jo fishekzjarrët dhe tymueset, por për gjuhën. Gjuha ndaj vajzave dhe grave në Kuvend, kjo përçohet dhe në shoqëri. Flas për bullizmin në shkolla”, tha Balla.

Ora 12:03
Strategjia për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit 2024-2030, Manja: Po marrim masa shtesë! Fillimisht do nisë nga Tirana pastaj do të zgjerohet në njësitë e tjera

 

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka prezantuar sot strategjinë për mbrojtjen e viktimave të krimit për periudhën kohore 2024-2030. Gjatë fjalës së tij, ministri Manja është shprehur se kjo çështje është në fokus të shërbimeve juridike falas dhe se po marrin masa shtesë për mbrojtjen e viktimave të krimit.

Ministri Manja ka deklaruar se objektivi kryesor i kësaj strategjie është adresimi i fragmentimit të mbrojtjes së viktimave të veprës penale në tërësi si dhe të viktimave me nevoja specifike mbrojtje. Më tej ministri i Drejtësisë tha se fillimisht projekti pilot do të nisë nga Tirana, pastaj do të zgjerohet në njësitë e tjera vendore.

‘Objektivi madhor i kësaj strategjie është: adresimi i fragmentimit të mbrojtjes së viktimave të veprave penale në tërësi, si dhe viktimave me nevoja specifike mbrojtjeje. Kjo strategji qartëson zinxhirët e përgjegjësisë dhe mjetet për realizimin eficent të të gjithë procesit të trajtimit dhe mbrojtjes së viktimës, duke nisur nga informimi i viktimës, trajtimi me dinjitet i saj, parandalimi i viktimizimit dytësor dhe riviktimizimit, mbështetja dhe mbrojtja për viktimat në çdo fazë të procesit dhe kur është e nevojshme, edhe pas përfundimit të procesit penal.

Një prej prioriteteve tona kyçe është rritja e besimit të viktimave te drejtësia, si lajtmotivi që shoqëron të gjithë masat tona në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi.  Masat e parashikuara në Strategji synojnë pikërisht krijimin e një mjedisi miqësor për raportimin e krimit, heqjen e barrierave për raportimin e krimit, shtimin e procedimeve penale, hetime më efektive dhe dënime penale proporcionale me rrezikshmërinë e veprave penale, dhe një sistem që garanton siguri për viktimën.

Strategjia prioritizon drejtësinë restauruese dhe ndërmjetësimin autor – viktimë, si mjete që kanë potencialin të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie të paqshme.

Ky plan lokal është parashikuar si një projekt pilot në bashkinë e Tiranës, si bashkia më e madhe. Duke vëzhguar ecurinë e zbatimit të Strategjisë, do ta shtrijmë më tej edhe në njësitë e tjera vendore.

Në të gjitha këto aspekte, rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve në luftën kundër fenomeneve shkaktare dhe mbrojtjen e viktimave të krimit mbetet jetike; ndaj duke nisur nga viti i ardhshëm do të fillojmë me organizimin e javës së dedikuar në mbrojtjes të viktimave të krimit, përkatësisht në shkurt të çdo viti, nën udhëheqjen e Ministrisë së Drejtësisë.’- tha Balla.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/12/2023 02:52

    Me mire dele se kanabis,me kusht qe fitimet nga delet te jene me te larta se ato nga kanabisi.

    Përgjigju
  • Sapa: 12/12/2023 12:23

    Me mire pastroj nevojtoret e Evropes se jetojne nue vend pa shtet ne mes hajduteve qe te rjepin nga mengjesi deri ne darke kudo qe te shkosh.

    Përgjigju
  • Alex: 12/12/2023 12:20

    Me mire te rritesh dele ne Librazhd sesa te behesh minister i brendshem.....

    Përgjigju
    • Or tej: 12/12/2023 15:22

      E forte kjo or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?