Robert Aliaj gjatë një bisede me një nga banorët në Ferma VIP, ka rrëfyer se është arrestuar në Gjermani.
Roberti tha se kjo ngjarje kishte ndodhur teksa po udhëtonte për të shkuar në një ekspozitë në Bruksel, por u arrestua në Berlin.
Ai tregoi se policia i kishte marrë çdo gjë që kishte në valixhe, përfshirë edhe paratë.
“Po shkoja në një ekspozitë në Bruksel, ku më ndaloi policia në Berlin. Edhe aty ka artistë si unë, por sërish më kërkuan të zbres nga autobusi dhe më morën në stacionin e policisë. Çdo gjë që unë kisha ma morën dhe e kalova natën në një qeli, e humba edhe ekspozitën. Të nesërmen kur erdhi shefi i policisë, si fillim akuzoi kolegët dhe u tha: - Bravo keni arrestuar një artist.
Unë mora zemër nga kjo, dhe në vend ta qepja gojën, thashë më keni keqtrajtuar, më keq se hebrenjtë. Nga mbrojtja, shefi i policisë m’u kthye kundër dhe më tha që ti mund të hysh në burg për këtë deklaratë. Unë nuk heshta, por i thashë se nuk po gënjej dhe se në të vërtetë më arrestuat pa arsye, po flas nga ato që kam lexuar dhe ju më keni keqtrajtuar. Më flakën nga stacioni i policisë, as paratë s’më dhanë, por vetëm një biletë autobusi për në Bruksel”, tha Roberti.
Po mire pse te perzgjodhen pikerisht ty ne gjithe autobuzin e mbushur plot? Cila ishte arsyeja e arrestimit? Asnje nuk te arreston /pa arsye/.
PërgjigjuNe Shqiperi te pa pjekurit si ju Robert,i bejn Vipa !!! Ne Gjermani te papjekurit si ju Robert,vet Policia i shoqeron ne nje klinik,per tju ber testin tek nje Psikolog !
PërgjigjuE vertete.