Kryeministri Edi Rama apelon për votë përtej të majtës dhe të djathtës, me numrin 5 të shënjuar, PS-në dhe të, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
Teksa ndodhet prej dy ditësh në një tur me Diasporën shqiptare në Greqi, (dje në Kretë dhe sot pasdite në Athinë), kreu i qeverisë ka bërë (30 mars) postimin e radhës në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, me simbolin e dorës me 5 gishta, që personifikon numrin e PS në fletën e votimit.
Duke bërë edhe lakim kuptimor fjalësh, ai i drejtohet shqiptarëve me mesazhin “voto 5, bashkë me të dyja duart, të majtë e të djathtë”.
“VOTO 5!
Bashkë me të dyja duart, të majtë e të djathtë, tek kutia në qendër të fletës së votimit, me mua dhe PS, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shkruan kryeministri mes të tjerash.
Ai e shoqëron postimin me një foto ku shfaqen mbi 40 duar me sibiologji dhe grafikë kontemporanë e konvencionalë, ku nuk mungon as ajo e flamurit me yje të Bashkimit Europian.
Pasditen e sotme, në orën 17:00, kryeministri do të marrë takim me emigrantët shqiptarë në Athinë, ku do shpjegojë programin e PS për mandatin e ardhshëm dhe zgjedhjet e 11 majit.
Postimi i kryeministrit Edi Rama, sot në rrjetin social Facebook
Komente
