Foto nga spektakli i

VIP & Spektakël

Me muzikë dhe surpriza 10 shtete pjesë e finales së ‘Eurovisionit’! Anxhela Peristeri pritet të 'ndezë’ skenën nesër me performancën e saj, e 11-ta në radhë

19 Maj 2021, 10:12| Përditesimi: 20 Maj 2021, 15:26

  • Share

Me shumë muzikë dhe surpriza u mbyll mbrëmjen e djeshme nata e parë e festivalit më të madh muzikor në Evropë, “Eurovision”.

Nga 16 shtete të cilat ishin pjesë e gjysmëfinales së parë, vetëm 10 shtete arritën të sigurojnë një vend në finalen e madhe ku do të përformojnë më datë 22, Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Lituania, Qipro, Suedia, Belgjika dhe Ukraina.

Sot do të zhvillohet mbrëmja e dytë e gjysmë finales në të cilën do të performojë Anxhela Persiteri, këngëtarja e cila po përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision”.

Peristeri ka shkëlqyer gjatë provave disa ditë më parë dhe nesër nuk kemi asnjë dyshim që ajo do të “ndezë” skenën me performancën, zërin dhe lookun e saj!

Me këngën “karma”, Anxhela do të "pushtojë" skenën e madhe të “Eurovisionit” nën tingujt e muzikës shqiptare.

Anxhela do të përdorojë e 11-ta në radhë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?