Autori Xhafer Mata me pistoletë në dorë pas vrasjes së 19-vjeçares në Don Bosko

Kronikë
Top 24

‘Më ndau nga familja, mirë ia bëra’/ Debati dhe fjalët e fundit të autorit para se të vriste 19-vjeçaren

8 Qershor 2018, 17:58| Përditesimi: 8 Qershor 2018, 18:00

  • Share

TIRANE-Krimi i pasionit mëngjesin e sotëm tronditi kryeqytetin, ndërsa Report Tv mëson përmes dëshmitarëve fjalët e fundit të autorit të krimit Xhafer Mata, para se të qëllonte 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni. Dëshmitarë pranë vendit të ngjarjes treguan se Xhafer Mata e ndaloi në rrugë dhe debatoi me Xhuljeta Çunin.

“Më ndave nga familja, më ndave nga fëmija. Më ndave nga njerëzit e mi, më shkatërrove jetën. Pse ma bëre këtë”? Mësohet se i ka thënë ai 19-vjeçares, ndërsa më pas e qëlloi duke e lënë të vdekur. Një grua i është drejtuar duke e pyetur se përse e vrau, ndërsa Xhafer Mata është përgjigjur i qetë “Mirë ia bëra që e vrava”.

31-vjeçari Mata kishte një servis brenda ambienteve të shtëpisë së tij, ku punonte, ndërsa 19-vjeçarja Çuni punonte në një supermarket aty afër. Shkak dyshohet një lidhje e prishur mes tyre.  E reja e kishte denoncuar edhe në polici. Uniformat blu kishin thirrur të dyja palët, ku Xhaferr Mata kishte deklaruar se nuk do ta ngacmonte më, por sot ai i mori jetën, duke e qëlluar me dy plumba.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?