‘Më ndihmoni të jetoj!’ Apeli i 33 vjeçarit të sëmurë! S’ka para të udhëtojë nga Maliqi në Korçë për të kryer dializën

23 Shtator 2023, 15:17| Përditesimi: 23 Shtator 2023, 15:24

  • Share

KORÇE - Desmir Seferi prej 11 vitesh është me dializë pasi veshkat nuk e kryejnë funksionin e filtrimit të gjakut. 33-vjeçari jeton në kushte të mjerueshme me vëllanë e kunatën në fshatin Podgorie të Maliqit. Shtëpia është krejtësisht e rrënuar dhe rrezikon t’i zërë brenda. Trajtohet me një pension invaliditeti prej 20 mijë lek në muaj, shumë e pamjaftueshme për ushqime e ilaçe.

“Me borxhe jetoj! Me borxh shkoj me furgon për të bërë dializën, me borxh e marr bukën. Pronari i furrës më ka thënë s’të jap më, nëse nuk paguan shumën që më detyrohesh”, tha ai.

Për shkak të vështirësisë financiare, 33-vjecari ka ulur numrin e terapive. Ai nuk ka para për të udhëtuar tre herë në javë drejt Korçës për të kryer dializën. Shteti i jep 4 mijë lek në muaj për transportin, shumë kjo që nuk mjafton as për biletën e furgonit.

“Duhet të shkoj tre here në javë në Korçë për të bërë dializën. Kushton 4 mijë lek bileta për një rrugë. Unë nuk kam para dhe nuk shkoj në të gjitha seancat. Kam qarë atje (tek qendra e dialzës) më kanë thënë shko në bashki. Edhe në bashki kam shkuar por s’më kanë ndihmuar”, u shpreh me tej.

Faktin që Desmiri nuk është paraqitur për të bërë dializën tre herë në javë e ka pranuar dhe administratorja e Qendrës së Dializës, Fiodora Fili, e cila tha se kompania koncesionare nuk e ka të përfshirë në kontratë transportin e pacientëve.

Dializa është jetike për Desmirin, i cili rrezikon jetën nëse nuk kryen tre herë në javë filtrimin e gjakut përmes aparaturës. Ai kërkon ndihmë nga bashkia e Maliqit por dhe donatorët privatë për t’i mundësuar transportin.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • epo kjo pune: 24/09/2023 12:00

    qeveri reago... Jo vetem per VIPat qe jane bere me lopate... turp I madh, pale hiqeni si besimtare e luteni per tjetrin!! levizni

    Përgjigju
  • Iris: 24/09/2023 00:17

    Babai im i ndjere perfundoi me dialize 3 here ne jave per shkak te diabetit 2,por ishte i moshuar dhe jetonte jashte.Inshurenca,qe e kishte shume te mire,i mbulonte dhe dializen dhe transportin,ne fillim me taxi,me vone me ambulance,vinin e merrnin dhe e sillnin ne shtepi.Ky zoteri ka fatkeqesine qe jo vetem eshte i semure e i varfer,por dhe qe jeton ne Shqiperi,e cila eshte vendi me i keq te ndodhesh,ne rast se fati i keq te jep semundje e vecanerisht kronike te rende dhe ky zoteri nuk eshte i moshuar,por i ri,ka gjithe jeten perpara.Nuk e di nese behen ne Shqiperi,por ky duhet t'a shkruaje emrin ne liste per transplant veshkash nese behen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?