Fatmir Xhafaj me familjen

Politikë

“Më në fund gjetëm kohë për njëri-tjetrin”, Fatmir Xhafaj publikon momentet familjare: Një nga ato mëngjeset plot paqe me mbesën

24 Prill 2021, 16:40| Përditesimi: 24 Prill 2021, 16:42

  • Share

Impenjimet intensive me fushatën elektorale, duket se e kanë shkëputur disi deputetin socialist Fatmir Xhafaj nga jeta familjare. Pas përfundimit të fushatës, duket se heshtja zgjedhore i ka dhënë mundësinë për të kaluar pak kohë me mbesën e tij. 

Ish kreu i komisionit të reformës në drejtësi  ka publikuar në rrjetin social një moment familjar, duke e shoqëruar me dixhiturën: “Pas shumë javësh intensive, më në fund gjetëm pakëz kohë për njëri-tjetrin, për të kaluar një nga ato mëngjeset plot paqe me mbesën! ”

Deputeti socialist në këto zgjedhje kandidon me numrin 23 në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?