'Më në fund një lajm i mirë nga Shkodra, tani pres një status corientues në Facebook të digital-it SB'

26 Prill 2019, 13:19| Përditesimi: 26 Prill 2019, 13:26

  • Share

Me ne fund nje lajm i mire nga Shkodra. Kur do ky qerrata shtet jo vetem qe e kap lepurin me qerre, por e vendos qerren ne mes te rruges dhe lepuri shkon e hipen vet ne te.

Ja pra qe per 11 muaj rresht nuk ia kemi futur kot se kush fshihet pas serise se vrasjeve ne Shkoder. Zbulimi i vrasjes nr 10 dhe 11, Astrit dhe Brahim Bilali, eshte nje ogur i mire se jane ne rruge te mbare edhe zbulimi i vrasjeve te 15 korrikut 2018, 1 shtatorit 2018, 14 nentorit 2018…

Tani pres nje konference shtypi te M.L. qe akuzon gazetarin A.H. se po “fsheh” te verteten per vrasjet ne Shkoder. Po ashtu pres edhe nje status corientues ne facebook te digital-it SB, qe te tregoje se si nje nga forcat politike aleate ne veri te vendit ka dale jashte beteje.

Sigurisht meriton nje pergezim dhe mbeshtetje te vecante Drejtori i DVP Shkodër, Niko Brahimaj, Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, qe me mbështetjen e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, realizuan me sukses operacionin me emrin e koduar “Livadhe”.

Operacioni i sotem eshte prova e asaj qe publikoja ne statusin e 30 marsit 2019, menjehere pas vrasjes se vellezerve Bilali, se:

“Gjithe Shkodra e di se kush po vret ne Shkoder”…

Me poshte deklarata e plote e Policise se Shkodres per operacionin me emrin e koduar “Livadhe”…

“Zbardhet vrasja e dyfishtë, e ndodhur më 30 mars 2019, ku mbetën të vrarë dy vëllezër.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Livadhe”

Operacioni me metoda speciale të hetimit nga DVP Shkodër, Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në pranga dy persona si autorë të dyshuar të vrasjes. Shpallen në kërkim dhe dy persona të tjerë.

Në lidhje me zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në 30 mars 2019 ku mbetën të vrarë dy vëllezër, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit u ngrit një grup i posaçëm hetimor në bashkëpunim me DVP Shkodër dhe nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër.

Si rezultat i një pune të mirëorganizuar nga ana e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës Së Shkallës së Parë Shkodër, me mbështetjen e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, u zhvillua operacioni policor i koduar “Livadhe” duke u finalizuar me ekzekutimi i urdhrave të ndalimit, datë 25.04.2019, të lëshuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për ndalimin e shtetasve:

– A. S., 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

– M. R., 23 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

U bë shpallja në kërkim e shtetasit I. L., 26 vjeç, si i dyshuari kryesor për veprën penale të vrasjes, si dhe e shtetasit D. B., 29 vjeç, për veprën penale të “Përkrahja të autorit të krimit”. Vijon operacioni për gjetjen dhe kapjen e tyre.

Pas hetimeve intensive të kryera në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, rezulton se shtetasit e lartpërmendur kanë planifikuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim këtë vrasje.

Si rezultat i punës së vazhdueshme intensive me metodat speciale të hetimit, nga grupi i posaçëm hetimor, u bë sigurimi i provave materiale dhe shkencore, të cilat çuan në dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Gjatë veprimeve hetimore u bë sekuestrimi i një automjeti, tre aparateve telefonike celulare, të cilët janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprimeve të tyre.

Vazhdon puna për hedhjen dritë mbi motivin e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Fotot e publikuara ne shtator te vitit te kaluar per nje grup personash te dyshuar si autore te vrasjeve ne Shkoder. Ne rreth me pistolete dhe automatik MP5 ne dore, personi i shpallur ne kerkim si ekzekutor i vellezerve Bilali….

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ENVERI: 12/05/2019 15:52

    Habitem si nuk doli Mustaf leshi ne interviste

    Përgjigju
  • Vlora: 26/04/2019 16:12

    Hani mut tani

    Përgjigju
  • I FORTI: 26/04/2019 15:36

    Shih, shih, budallat. Vetem ne tre foto kane lane 8-9 gjurme. Kush mundet mi gjete te tana?

    Përgjigju
  • Alo??! Behari jam.....: 26/04/2019 14:57

    Automatiku i shkurter me te cilin u vra Boran Bercana dhe e shoqja.....

    Përgjigju
  • Mirditor: 26/04/2019 14:52

    A ma mire me punu apo me ba si i fortë e me përfundu në burg. Njerzit shijojnë jeten kurse kta mbrapa hekrave burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?