Dëshmia e Armir Hasajt, 18-vjeçari i arrestuar sot për plagosjen e shokut të tij në Kamëz më 18 tetor, është zbardhur.
I riu u ka thënë hetuesve se sherri me 16-vjeçarin, me të cilin ka kohë që njihej dhe ishin rritur në një lagje, ka nisur për shkak se i mituri i ka ngacmuar të dashurën. Fillimisht, sipas tij, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, pasi kishin lënë që të takoheshin për t’u sqaruar, por debati mes tyre ka degraduar dhe në gjaknxehtësi e sipër ka hapur bagazhin e makinës, ku mbante një armë kallashnikov dhe ka qëlluar vetëm një herë në drejtim të të miturit.
Për hetuesit mbetet akoma e paqartë se ku i riu ka arritur të sigurojë armën e krimit, të cilën e mbante në makinë. Sipas informacioneve, arma e krimit, tip kallashnikov nuk është gjetur ende nuk policia.
Lajmi kryesor:
Zbardhet plagosja e adoleshentit në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari! Dëshmia në polici: Më ngacmoi të dashurën, e qëllova me kallashnikov
SI.E./ReportTv.al