Eni Çobani

‘Më nguli thikën pas shpine’, Eni Çobani ndan dhimbjen e madhe të tradhtisë nga i afërmi i saj: Më tronditi

24 Nëntor 2022, 09:10| Përditesimi: 24 Nëntor 2022, 09:12

  • Share

Jemi mësuar ta shohim juristen shumë të dashur për publikun Eni Çobani, shumë të dashur për publikun asnjëherë të mërzitur, por mesa duket avokatja ka pasur edhe momente të pakëndshme.

Ajo ka treguar se i është dashur të përballet me pabesinë e një personi të cilin e ka mbajtur shumë afër dhe e konsideronte si të familjes, por ky person i cili punonte me të i shkaktoi dëme të mëdha, ekonomike, por edhe shpirtërore.

Eni Çobani është shprehur se pasi zbuloi këtë ngjarje ajo e ka përjetuar aq keq sa për një muaj nuk ka dalë nga zyra.

“Do flas për një moment që shumë njerëz e dinë, ata me të cilët unë bashkëpunoj patjetër që po, por edhe njerëz të tjerë. Fakti që së fundmi më ka çuar në një shpërthim shumë të fortë ka qenë pabesia e një personi që unë e mbaja shumë afër, e konsiderova si të familjes të themi dhe pastaj u përballa më një zhgënjim të jashtëzakonshëm dhe me një pabesi, jo të thjeshtë, por një pabesi e cila më çoi deri te ajo për të cilën themi si është e mundur që një njeri të cilin e mban kaq afër, i beson kaq shumë, i jep gjithçka që mundesh ti, në kuptimin profesional, për ta bërë atë një njeri më të mirë seç është dhe pastaj merr.

Një goditje që realisht të trondit dhe të bie me këmbë në tokë dhe thua “si është e mundur”. Më kujtohet gjithmonë ajo fjala që “dëmin më të madh ta bën i joti”. Më vjen shumë keq që e provova në kurriz. Kisha pësuar gjëra të vogla, por kjo kishte një përmasë një çikë më të madhe, kështu që më tronditi,”-u shpreh Eni.

“Rreth një muaji e gjysmë, ndoshta e them sot për herë të parë, nuk kam dalë nga zyra, kam fjetur në zyrë, kaq rëndë e mora sepse nuk e besoja kurrë,”-përfundoi Eni Çobani.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • suzana: 25/11/2022 08:50

    Ka bere dhe kjo pafund padrejtesi o njerez - me goditi me makine e iku si nje e perdale qe eshte e madje dhe policia mtha ik se ti nuk ke force te matesh me Eni ba*ellen - ka zot - kjo karma te vjen nga aty ku nuk e pret

    Përgjigju
  • Isuf Hoxha: 25/11/2022 07:22

    Edhe un po e vuaj shum keq pabesin e njeriut te afert qe i besova ate qe kisha (shpin ) dhe me firma fallco ne bashkpunim me nje noter ma ka shitur dhe ka 3 vjet qe kam bar padi dhe palo gjyqtaret e shkodres e vonojn me qellim dhenjen e vendimit perfundimtar

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 24/11/2022 09:54

    Zonja eni,ska ndodhur asgje,behu e fort zonja eni qe te presesh zhgenjimin e radhes. Njeŕiu zhgenjimin me te madh e peson nga PRITSHMËRITË E TIJ. Keshtu e ka jeta moj zonjaeni.

    Përgjigju
  • Eeeehhheeee: 24/11/2022 09:41

    Kjo Eni do kishte sukses te madh xxl

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 24/11/2022 09:32

    O Eni Vasili po kshu është kjo Bot me rota ti ke mashtruar , e vjedhur mjaft prandaj dhe ty do të mashtronin e do të vidhnin. Në ato maja ripa ripa her ma hipe her ta ipa o Eni Vasili kopili.

    Përgjigju
    • Lali: 24/11/2022 10:33

      Ku e shikon eni vasilin

    • Xxxxxx: 24/11/2022 10:26

      Paske pir cik o jet…. Eni cobani jooo Eni vasili

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?